LinkButtonLinkButton

Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës
Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës
Shërbimi elektronik "Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës" u mundëson aplikantëve të aplikojnë për të përfituar nga trajtimi me kredi të lehtësuar për blerjen e banesës. Aplikantët që mund të aplikojnë duhet të jenë të punësuarit në institucionet e administratës publike, sipas kategorive të mëposhtme:
- Mjek i sistemit shëndetësor publik - Punonjës i Policisë së Shtetit - Ushtarak i Forcave të Armatosura Baza ligjore: - VKM Nr. 468, datë 26.7.2023 “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” - VKM Nr. 469, datë 26.7.2023 “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi); - Vërtetim negativ nga Agjencia Shteterore e Kadastres, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi); - Marrëveshje noteriale për bashkejetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”; - Klikoni butonin “Përdor”; - Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular dhe ngarkoni dokumentacionin e specifikuar; - Klikoni butonin “Dërgo”; - Aplikimi juaj do të merret në shqyrtim nga Komisioni përkatës i Vlerësimit. Përzgjedhja bëhet nga Komisioni në bazë të një vlerësimi të pikëzuar, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave që miraton kuotat e përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve, përfitues në administratën publike; - Në rast miratimi apo refuzimi, ju do të lajmëroheni në rubrikën "Hapësira ime", te "Mesazhet e mia", përfshire dhe arsyen e refuzimit, ose në rast miratimi do të udhëzoheni për procedurat që duhet të ndiqni për fazën pasardhëse.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë pune

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin