Shërbimi elektronik "Kërkesë për pjesëmarrje në aktivitete" u mundëson bizneseve turistike të licencuara brenda Republikës së Shqipërisë të aplikojnë për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme të tipit panaire jashtë vendit, të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT). Agjencia Kombëtare e Turizmit ushtron veprimtarinë e saj në zbatim të Ligjit nr. 93/2015 datë 27.07.2015 “Për Turizmin”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”. Në përmbushje të misionit të saj për promovimin e Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Turizmit i ka kushtuar një vëmendje të veçantë pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare në fushën e turizmit. Për këtë qëllim, bazuar në eksperiencat e mëparshme, tendencat e tregut, tematikën, kërkesat dhe sugjerimet e operatorëve turistikë, AKT-ja ka përzgjedhur panairet, të cilat do të marrë pjesë gjatë vitit 2021.
Kriteret për përzgjedhjen e subjekteve turistikë aplikues do të jenë si më poshtë:
1. Të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të ketë të specifikuar në fushën e veprimtarisë qe ofron shërbime turistike.
2. Të vetëdeklarojë që ushtron veprimtari turistike.
3. Të vërtetojë nëpërmjet mjeteve të marketingut që përdor (web faqe, rrjete sociale, broshura, fletëpalosje), në shqip dhe anglisht prodhimin e paketave turistike, që synojnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, (turizmi kulturor, turizmi natyror, turizmi shëndetësor etj), si edhe të dorëzojë kopje te materialeve promocionale të mësipërme.
4. Të ketë të paktën 2 punonjës në listëpagesa.
5. Të ketë shlyer detyrimet tatimore deri në periudhën e aplikimit.
6. Të ngarkojë logo të kompanisë në format vektorial.
7. Të vërtetojë nga Dega e Tatim-Taksave xhiron e realizuar gjatë 3 viteve të fundit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë dhe licencë si operator turistik |
1. Logo të kompanisë në format vektorial |
2. Vërtetim për pagim detyrimesh |
2. Kopje të materialeve promocionale të prodhuara nga Operatori Turistik |
3. Ekstrakt historik i Qendrës Kombëtare të Biznesit |
|
4. Listëpagesat e 6 muajve të fundit të konfirmuara nga Drejtoria e Tatimeve, shoqëruar me Formularin E–SIG 025/a. |
|
5. Vertetim nga Dega e Tatim-Taksave për xhiron e realizuar gjatë 3 viteve të fundit. |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin" Kërkesë për pjesëmarrje në aktivitete";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i AKT-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re;
- Punonjësi i AKT-së verifikon dokumentacionin dhe kthen përgjigje me e-mail për rezultatin e aplikimit, brenda 10 (dhjetë) ditësh pune, pas afatit të përfundimit të aplikimeve;
- Punonjësi i AKT-së do të njoftojë subjektet ndërmjet sistemit e-Albania, nëse aplikimi pranohet, refuzohet ose ka pasaktësi dhe udhëzon për riplotësimin e praktikës së aplikimit.
⚠ Ju bëjmë me dije që, Agjencia Kombëtare e Turizmit, në vazhdim të procesit për pjesëmarrjen në Panairet Ndërkombëtare për vitin 2021, do të ndajë kostot me bashkëekspozuesit për hapsirën dhe ndërtimin e stendës, ku vlera e pagesës do të përcaktohet në varësi të kostove totale të panairit.
Periudha e vlefshmërisëAfati i aplikimeve në panaire do të jetë 5 ditë pas publikimit të njoftimit. Në përfundim të afatit, portali e-Albania nuk do të pranojë aplikime të reja, por do të rihapet për panairet e radhës. Nëse për arsye subjektive, njëri prej subjekteve fituese tërhiqet, atëherë vendi vakant do të plotësohet nga subjekti pasardhës, i cili duhet të ketë ngarkuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe të ketë plotësuar kriteret.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al