"Aplikim për ekstrakt dokumenti (dublikatë)" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, ekstrakt dokumenti (dublikatë). Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e ekstrakt dokumentit (dublikatë) me postë në adresën e qytetarit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare);
- Dokumenti origjinal (i lëshuar nga autoriteti përgjegjës);
Hapat e procedurës- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për ekstrakt dokumenti (dublikatë)”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë
- Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot20 euro
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al