LinkButtonLinkButton

Aplikim për prokurë të posaçme

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për prokurë të posaçme
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për prokurë të posaçme
"Aplikim për prokurë të posaçme" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për prokurë të posaçme. Shtetasit që kërkojnë këtë shërbim duhet të jenë moshë madhore dhe të aftë për të marrë vendime për veten. Dokumentet e identitetit të shtetasve që janë pjesë e prokurës së posaçme duhet të jenë të vlefshme. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinale. Prokurat e lejuara për lëshim nga nëpunësit konsullor: - prokura të thjeshta, të cilat janë prokura të posaçme për veprime të thjeshta përfaqësimi dhe që nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen në thelb të të drejtave dhe detyrimeve të të përfaqësuarit. - prokura për tërheqje dokumentesh të Gjendjes Civile në Shqipëri, shpallje martese, tërheqje pasaporte, tërheqje diplomash dhe dokumente shkollorë, tërheqjen e dëshmive të penalitetit si dhe tërheqjen e dokumenteve pranë autoriteteve private, etj. - prokura për ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të Gjendjes Civile, si regjistrime lindjesh, martese, ndarje nga trungu familjar, denoncimin e humbjes së dokumenteve (kur shteti pritës nuk pranon marrjen e denoncimeve të kësaj natyre), procedura për legalizimin e shtëpive (pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës) ose të ngjashme me to dhe tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, etj. - prokurat për tërheqje pensioni, përdorim të përkohshëm automjeti dhe kryerjen e formaliteteve për qiradhënie të objekteve të banimit, etj. - prokura për përfaqësimin në proces gjyqësore për çështje divorci dhe për njohje të vendimeve të një gjykate të huaj, në Shqipëri; (p.sh. njohjen e vendimit të divorcit të bërë në një shtet të huaj, etj.) - prokura për lejimin e udhëtimit të fëmijëve me njërin prind ose kujdestarin ligjor Prokurat që nuk lejohen të lëshohen nga nëpunësit konsullor: - prokura të përgjithshme. - prokura për kontrata që kanë të bëjnë me kalimin e pronësisë të sendeve të luajtshme; (p.sh, kontrate shitblerje apartamenti apo prone etj.) - prokura për kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme; (p.sh, kontrate shitblerje makine etj.) - prokura për të drejtat e uzufruktit, përdorimit e bujtjes, enfiteozës e servitutit dhe të drejta të tjera reale; - prokura për kontrata garancie mbi përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata me veprime juridike; - si dhe çdo prokurë tjetër që nuk është listuar në prokurat e lejuara për lëshim nga nëpunësit konsullor. Me kërkesë të porositësit, nëpunësi konsullor mund të bëje revokimin e një prokure, vetëm në rastet kur ky akt noterial është lëshuar nga po ai post konsullor dhe për pasojë disponohet praktika paraardhëse në arkiv. Do të jetë vetë personi porositës që kërkon revokimin që do të njoftojë për lëshimin e aktit revokues institucionet e interesuara, publike apo private. Postet konsullore kryejnë veprime në cilësinë e noterit, vetëm për shtetasit shqiptarë, që banojnë në juridiksionin që mbulon përfaqësia diplomatike apo konsullore. Për prokurat e tjera që nuk lëshohen nga postet konsullore, personat e interesuar i drejtohen noterëve vendas. Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas; Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri prokurat e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Dokumente mbështetëse me të cilat justifikohet mjaftueshëm lëshimi i aktit konsullor (opsionale) 1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit të personit që do të autorizohet
2. Dokument identifikimi (Pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
3. Mandat Pagesa
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për prokurë të posaçme” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë - Kryhet verifikimi i aplikimit nga konsulli - Konsulli përpilon prokurën në dy kopje origjinale - Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentat origjinale. - Njëra prokurë i dorëzohet personit të interesuar

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Deri në 1 vit

Kostot
20 euro/faqe ose tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin