LinkButtonLinkButton

Aplikim për procesverbal

Kontaktet
Tel:  08000022
E-mail:  info@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë
Aplikim për procesverbal
"Aplikim për procesverbal" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për procesverbal. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinale.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare) - Dokumente mbështetëse për lëshimin e procesverbalit, nëse do të jetë e nevojshme

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për procesverbal” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë - Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinale.

Kostot
20 euro
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin