LinkButtonLinkButton

Aplikim për lidhje martese me shtetas shqiptar

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për lidhje martese me shtetas shqiptar
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për lidhje martese me shtetas shqiptar
Shërbimi elektronik "Aplikim për lidhje martese me shtetas shqiptar" u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të kryer lidhje martese me shtetas shqiptarë. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari njoftohet më pas nga konsulli me e-mail/telefon për ditën e paraqitjes në përfaqësi për të kryer Aktin e Martesës.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Certifikatë martese (pasi është bërë kërkesa për shpallje martese në Shqipëri) 1. Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare) per secilin nga shtetasit
2. Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës, për secilin shtetas shqiptar
3. Dokument identifikimi për dëshmitarët
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për lidhje martese me shtetas shqiptar” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë - Konsulli njofton me e-mail / telefon qytetarin dhe cakton ditën që bashkëshortët e ardhshëm të paraqiten në përfaqësi për të kryer Aktin e Martesës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
30 euro

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin