LinkButtonLinkButton

Aplikim për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga institucione të huaja (Application for the legalisation of documents issued by a foreign institution)

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga institucione të huaja (Application for the legalisation of documents issued by a foreign institution)

Click here to read the description of this e-service in English.
"Aplikim për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga institucione të huaja" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë ose të huajve me banim jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për legalizimin e dokumentit të huaj nëpërmjet shërbimit postar. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e dokumenteve me postë në adresën e qytetarit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokumenti që do të legalizohet ose dokument identifikimi (certifikatë lindje e huaj);

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga institucione të huaja” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë - Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Tarifa eshte 15 euro per shtetasit shqiptarë ose tarifa të barazvlefshme në monedhën vendase. Ndërsa për shtetasit e huaj zbatohet reciprociteti.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin