LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim martese

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për regjistrim martese
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për regjistrim martese
"Aplikim për regjistrim martese" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim martese, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Certifikata e martesës, lëshuar nga autoritetet e huaja (e legalizuar ose pajisur me vulë apostile) - Përkthimi i certifikatës së martesës, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet që përkthimi në gjuhën shqipe të kryehet në konsullatë ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë "vërtetim përkthimi". (Tarifa e përkthimit apo vërtetimit të përkthimit është 10 euro për faqe dhe është detyrim i qytetarit aplikues) - Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi e bashkëshortëve

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim martese” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Dorëzoni me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës. - Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, do të njoftoheni me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin