LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim fëmije

Kontaktet
Tel:  08000022
E-mail:  info@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë
Aplikim për regjistrim fëmije
"Aplikim për regjistrim fëmije" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim fëmije, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lindjes së fëmijës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Akti i lindjes ose certifikata e lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja (i legalizuar ose pajisur me vulë apostile) - Dokumente identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare) - Përkthimi i aktit ose certifikatës së lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet përkthimi në gjuhën shqipe të kryhet në konsullatë, ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi". Tarifa e përkthimit apo vërtetimit të përkthimit është 10 euro për faqe dhe është detyrim i qytetarit aplikues) - Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj (nëse njëri nga prindërit është shtetas i huaj), për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim fëmije” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Dorëzoni me postë ose personalisht, dokumentin e lindjes së fëmijës. - Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, do të njoftoheni me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (rast urgjent)

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin