LinkButtonLinkButton

Aplikim për leje transport trupi / hiri (Laissez Passer for a Corpse)

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për leje transport trupi / hiri (Laissez Passer for a Corpse)

Click here to read the description of this e-service in English.
"Aplikim për leje transport trupi/hiri" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson familjarëve të personit të vdekur apo agjencisë funerale, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar ose me faks, lejen për transportin e trupit ose të hirit. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe përgjigjja dërgohet me e-mail tek aplikuesi apo agjencia funerale dhe njoftohet gjithashtu për lejen e transportit të trupit me postë në adresën e aplikantit apo agjencisë funerale ose me faks nëse është vendosur numri i faksit në aplikim.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokument identifikimi i shtetasit të vdekur - Certifikatë vdekje apo akt vdekje, të lëshuar nga autoritetet përkatëse vendase, i cili duhet të jetë i legalizuar apo apostiluar (apostile) - Dokument identifikimi i aplikuesit (të familjarit apo personit të ngarkuar nga agjencia funebre) - Nëse aplikuesi është agjencia funerale kërkohet dokumenti që familjarët kanë autorizuar agjensinë për kryerjen e veprimeve

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për leje transport trupi/hiri" - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për asistencën që kërkohet. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë ose faks

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
24 orë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 15 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin