LinkButtonLinkButton

Aplikim për lënie shtetësie shqiptare

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për lënie shtetësie shqiptare
"Aplikim për lënie shtetësie shqiptare" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të lënë shtetësinë shqiptare. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinalë.Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Tiranë. Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
Kur Lënia e Shtetësisë aplikohet për persona madhorë (mbi 18 vjeç) Kur Lënia e Shtetësisë aplikohet për persona madhorë (mbi 18 vjeç)
1. Certifikatë Personale ose Certifikatë Lindje 1. Letër drejtuar Institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. (Ju duhet të shkruani vetë në kompjuter një letër. Letra duhet të permbajë të dhënat e plota të aplikuesit, adresën e saktë të vendbanimit në vendin resident, arsyen e kërkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Letra duhet të nënshkruhet me emër, mbiemër dhe firmë të aplikuesit). (FORMATI I KERKESES) SHKARKO KETU
2. Certifikatë Familjare 2. Premtimi nga autoriteti kompetent i vendit të shtetësisë tjetër ose dokument origjinal, ku konfirmohet shtetësia e vendit tjetër (e legalizuar ose e apostiluar)
3. Vërtetim/Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmia Penalitetit) 3. Dokumenti që vërteton rezidencën, vendbanimin në shtetin nga i cili është premtuar shtetësia tjetër. (e legalizuar ose e apostiluar)
4. Vërtetim i detyrimeve Përmbarimore (Vërtetim Përmbarimi)
5. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
6. Vërtetim nga Prokuroria
7. Vërtetim Likujditeti (Financiar)
Kur Lënia e Shtetësisë aplikohet edhe për fëmijën Kur Lënia e Shtetësisë aplikohet edhe për fëmijën
a. Për fëmijët nga mosha 14-18 vjec a. Për fëmijët nga mosha 14-18 vjec
1. Certifikatë Personale ose Certifikatë Lindje 1. Letër drejtuar Institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. (Ju duhet të shkruani vetë në kompjuter një letër. Letra duhet të permbajë të dhënat e plota të aplikuesit, adresën e saktë të vendbanimit në vendin resident, arsyen e kërkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Letra duhet të nënshkruhet me emër, mbiemër dhe firmë të aplikuesit. Fëmijët mbi moshën 14 vjeç duhet ta shkruajnë, vetë, një letër të tillë dhe ta firmosin). (FORMATI I KERKESES) SHKARKO KETU
2. Certifikatë Familjare 2. Premtimi nga autoriteti kompetent i vendit të shtetësisë tjetër ose dokument origjinal, ku konfirmohet shtetësia e vendit tjetër. (e legalizuar ose e apostiluar)
3. Vërtetim/Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmia Penalitetit) 3. Dokumenti që vërteton rezidencën, vendbanimin në shtetin nga i cili është premtuar shtetësia tjetër. (e legalizuar ose e apostiluar)
4. Vërtetim i detyrimeve Përmbarimore (Vërtetim Përmbarimi) 4. Deklarata noteriale e nenshkruar nga të dy prindërit, ku shprehet pëlqimi për lënie të shtetësisë shqiptare të fëmijës së tyre
5. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
6. Vërtetim nga Prokuroria
7. Vërtetim Likujditeti (Financiar)
b. Për fëmijët nga mosha 0-14 vjec b. Për fëmijët nga mosha 0-14 vjec
1. Certifikatë Lindje shqiptare 1. Letër e të dy prindërve drejtuar Institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
2. Deklarata noteriale e nenshkruar nga të dy prindërit, ku shprehet pëlqimi për lënie të shtetësisë shqiptare të fëmijës së tyre
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për lënie shtetësie shqiptare” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë - Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinalë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
3 muaj

Kostot
30 euro

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin