Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të huaj, me origjinë shqiptare, rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të rifituar shtetësi shqiptare. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinalë.
Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Tiranë.
Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, nëse aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
Dokumentat që do të ngarkohen nga aplikanti përveç kërkesës së presidentit duhet të jenë të legalizuara/apostilara në vendin e rezidencës.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Ish-shtetas shqiptar, që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe nuk ka fituar shtetësi tjetër
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë nga akti i lindjes |
1. Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë. (FORMATI I KERKESES) SHKARKO KETU |
2. Certifikatë familjare |
2. Deklarata noteriale nga çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç, për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër * |
3. Certifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikanti |
3. Fotografia e aplikantit |
4. Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç* |
4. Mandat Pagesa |
- Ish-shtetasi shqiptar që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka fituar një shtetësi tjetër
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë nga akti i lindjes |
1. Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (FORMATI I KERKESES) SHKARKO KETU |
2. Certifikatë familjare |
2. Dokument i cili vërteton heqjen dorë nga shtetësia shqiptare |
3. Vërtetim i gjendjes gjyqësore marrë në Republikën e Shqipërisë |
3. Dëshmia e penalitetit marrë në vendin e shtetësisë tjetër |
|
4. Fotografia e aplikantit |
|
5. Mandat Pagesa |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për rifitim shtetësie shqiptare”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinalë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë.
Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.Periudha e vlefshmërisë3 muaj
Kostot30 euro
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al