LinkButtonLinkButton

Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me njohje

Kontaktet
Tel:  08000022
E-mail:  info@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë
Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me njohje
"Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me njohje" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të marrë shtetësi shqiptare me njohje. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinalë.Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Tiranë. Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Kërkesa e shtetasit (të huaj) drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme (kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, si dhe adresën (nr.telefoni) ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kërkesës për shtetësinë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesi - Fotokopje të dokumentit të identifikimit - Certifikatë lindje - Certifikatë familjare - Dëshmi penaliteti e legalizuar ose e pajisur me vulë apostille dhe e përkthyer - Dokumentacioni mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar, deri në dy shkallë) (p.sh certifikatë lindje apo vdekje e prindërve; certifikatë lindje apo vdekje e gjyshërve. Fakti i provimit të lidhjes familjare, mund të provohet me çdo certifikatë zyrtare të gjendjes civile, certifikatë trashëgimie, vendim gjyqësor, apo çdo dokument tjetër zyrtar që provon këtë fakt) - Formulari i kërkesës i firmosur (formulari tip A) – ( formulari i firmosur dhe dokumentat origjinale, duhet të dorëzohen personalisht në Ambasadën/Konsullatën e Republikës së Shqipërisë pasi të keni marrë nga konsulli datën dhe orën e takimit për t'u paraqitur)

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me njohje” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë - Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinale.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
3 muaj

Kostot
30 euro

Më shumë

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin