LinkButtonLinkButton

Aplikim për licencë për shërbime të përkujdesit rezidencial

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Aplikim për licencë për shërbime të përkujdesit rezidencial
Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tregtare të cilët dëshirojnë të pajisen me licencë për shërbime të përkujdesit rezidencial. Aplikanti, para se të përdorë shërbimin, duhet të marrë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse që i japin ato. Shërbimi ofron mundësinë e ngarkimit të dy llojeve të dokumenteve: - Dokumente origjinale të skanuara nga aplikanti, të cilat nevojiten të dorëzohen origjinale pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi është kryer aplikimi online. - Dokumente me nënshkrim elektronik, të cilat nuk duhet të dorëzohen pranë QKB-së. Për të marrë dokumente me nënshkrim elektronik, aplikanti duhet t’i kërkojë punonjësit të institucionit që gjeneron dokumentin që ta ngarkojë atë të nënshkruar elektronikisht në sistemin e AMS-së (Application Management System). Pas ngarkimit nga punonjësi i institucionit, aplikanti mund ta shkarkojë dokumentin e nënshkruar elektronikisht te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia” tek e-albania. Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t’i shfaqet licenca në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime”. Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel. Në rast mosaprovimi të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it edhe mbi arsyen e mosaprovimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Akti i regjistrimit te subjektit 1. Autorizimi që vërteton se personi i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk është titullari i subjektit, është i autorizuar prej këtij subjekti për të kërkuar licencën dhe për të bërë deklarimet e kërkuara në emër të subjektit
2. Dëshminë e pronësisë 2. Kontratë punësimi për drejtuesin didaktik
3. Diplomë universitare apo diplomë masteri të nivelit të dytë në degët, mjekësi, ekonomi dhe shkenca sociale (për Drejtuesin Didaktik)
4. Kontratë qeraje
5. Planimetria e mjediseve
6. Vetëdeklarim (përshkrim i ambienteve, lloji i shërbimit që ofrohet dhe kategoria që perfiton)
Kur është OJF Kur është OJF
1. Certifikate Regjistrimi 1. Akti i themelimit të shoqërisë
2. Vendimet e gjykatës 2. Statuti i shoqërisë
3 Ekstrakti historik i lëshuar nga gjykata
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për licensë për shërbime të përkujdesit rezidencial” - Klikoni butonin" Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi adresën e biznesit dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme të kritereve të licencës. - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit. - Merrni numrin e çështjes në përgjigje të dërgimit të aplikimit, me të cilën mund të gjurmoni më pas çështjen e hapur duke përdorur shërbimin ”Gjurmimi i çështjeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit (licenca)”. - Dërgoni me postë ose dorëzoni në sportelin e QKB-së versionin origjinal vetëm për dokumentet e skanuara gjatë aplikimit online. - Sportelisti verifikon dokumentet e aplikimit dhe nëse ato janë të gjitha të nënshkruara elektronikisht, e konfirmon çështjen duke e kaluar te regjistruesi. Nëse një pjesë e dokumenteve janë të panënshkruara elektronikisht (pra, të skanuara nga origjinali), atëherë sportelisti e le pezull çështjen deri në mbërritjen e dokumenteve origjinale. - Pasi dokumentet origjinale mbërrijnë në QKB, sportelisti verifikon që ato janë të njëjta me versionin e skanuar të dërguar gjatë aplikimit online. Më pas konfirmon krijimin e çështjes (sistemi i brendshëm i QKB-së gjeneron LC-në përkatëse dhe lajmëron aplikantin me e-mail). - Çështja i shfaqet regjistruesit të QKB-së për trajtim të mëtejshëm. Regjistruesi proceson aplikimin dhe pas aprovimit të tij, çështja i kalon ministrisë për shqyrtim. Në rast se regjistruesi nuk e aprovon aplikimin, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit. - Ministria shqyrton aplikimin dhe merr vendim aprovues ose refuzues për çështjen. Në rast refuzimi, aplikanti njoftohet me e-mail edhe mbi arsyen. - Në rastin e aprovimit të aplikimit nga ministria, licenca përkatëse ose aktivizohet direkt prej saj kur dhënia e licencës është pa pagesë ose shfaqet në radhën e punës të sportelistit të QKB-së për ngarkimin e mandatit të pagesës. - Pas kryerjes së pagesës nga aplikanti, licenca aktivizohet nga sportelisti i QKB-së. Sportelisti vijon me gjenerimin e dokumentit të licencës, e nënshkruan atë elektronikisht dhe e dërgon në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime” Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
14 dite pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
10000

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Licencë për shërbime të përkujdesit rezidencial (AL112023)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin