Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tregtare të cilët dëshirojnë të pajisen me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbetjeve të ngurta dhe vajore në Autoritetin Portual Durrës, Porto Romano dhe në radat e tyre përkatëse. Aplikanti, para se të përdorë shërbimin, duhet të marrë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse që i japin ato.
Shërbimi ofron mundësinë e ngarkimit të dy llojeve të dokumenteve:
- Dokumente origjinale të skanuara nga aplikanti, të cilat nevojiten të dorëzohen origjinale pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi është kryer aplikimi online.
- Dokumente me nënshkrim elektronik, të cilat nuk duhet të dorëzohen pranë QKB-së. Për të marrë dokumente me nënshkrim elektronik, aplikanti duhet t’i kërkojë punonjësit të institucionit që gjeneron dokumentin që ta ngarkojë atë të nënshkruar elektronikisht në sistemin e AMS-së (Application Management System). Pas ngarkimit nga punonjësi i institucionit, aplikanti mund ta shkarkojë dokumentin e nënshkruar elektronikisht te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia” tek e-albania.
Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t’i shfaqet licenca në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime”. Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel. Në rast mosaprovimi të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it edhe mbi arsyen e mosaprovimit
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Licencë për veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis |
1. Formularin e autodeklarimit (sipas formatit të QKB-së) |
2. Siguracion që të mbulojë dëmet që mund t’u shkaktohen të tretëve gjatë operacioneve të tërheqjes së mbetjeve nga anijet |
2. Genplanin e vendosjes së depove ku do të depozitohen mbetjet e lëngëta të tërhequra nga anijet, i firmosur nga arkitekti/inxhinieri i licencuar dhe kapacitetet e tyre të shoqëruara me aktin e pronësisë/kontratën e qirasë apo kontratën e përdorimit me subjektin që i ka këto depozita, të shoqëruar me lejen mjedisore të depozitave |
3. Dëshminë e pronësisë për mjetet tokësore (opsionale) |
3. Kontratën e qirasë për mjetet tokësore të mëposhtme: a) Një autobot; b) Një automjet teknologjik të trajtimit të mbetjeve urbane; c) Një automjet vetëshkarkues për mbledhjen e mbetjeve urbane (opsionale) |
4. Dëshminë e pronësisë për mjetet detare (opsionale) |
4. Kontratën e qirasë të mjeteve detare të mëposhtme: a) Një mjet lundrues për grumbullimin e mbetjeve të ngurta dhe vajore e pajisur me një tanker për grumbullimin e mbeturinave vajore, me kapacitet minimum 2 tonë; b) Një mjet lundrues për pastrimin e zonave portuale detare dhe radat përkatëse nga vajrat dhe hidrokarburet; c) Një lançë e vogël (opsionale) |
5. Akti i regjistrimit te subjektit |
5. Certifikata e sigurisë |
6. Dëshmi e aftësisë së lundrimit për mjete të vogla”, lëshuar nga DPD-ja |
6. Deklaratë që personeli është i aftë për menaxhimin e rasteve emergjente dhe luftën kundër zjarri |
|
7. Autorizim/Prokurë |
|
8. Kontratën me bashkitë përkatëse për shkarkimin e mbetjeve të ngurta të tërhequra nga anijet |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për licensë për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbetjeve të ngurta dhe vajore në Autoritetin Portual Durrës, Porto Romano dhe në radat e tyre përkatëse”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi adresën e biznesit dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme të kritereve të licencës.
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Merrni numrin e çështjes në përgjigje të dërgimit të aplikimit, me të cilën mund të gjurmoni më pas çështjen e hapur duke përdorur shërbimin
”Gjurmimi i çështjeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit (licenca)”.
- Dërgoni me postë ose dorëzoni në sportelin e QKB-së versionin origjinal vetëm për dokumentet e skanuara gjatë aplikimit online.
- Sportelisti verifikon dokumentet e aplikimit dhe nëse ato janë të gjitha të nënshkruara elektronikisht, e konfirmon çështjen duke e kaluar te regjistruesi. Nëse një pjesë e dokumenteve janë të panënshkruara elektronikisht (pra, të skanuara nga origjinali), atëherë sportelisti e le pezull çështjen deri në mbërritjen e dokumenteve origjinale.
- Pasi dokumentet origjinale mbërrijnë në QKB, sportelisti verifikon që ato janë të njëjta me versionin e skanuar të dërguar gjatë aplikimit online. Më pas konfirmon krijimin e çështjes (sistemi i brendshëm i QKB-së gjeneron LC-në përkatëse dhe lajmëron aplikantin me e-mail).
- Çështja i shfaqet regjistruesit të QKB-së për trajtim të mëtejshëm. Regjistruesi proceson aplikimin dhe pas aprovimit të tij, çështja i kalon ministrisë për shqyrtim. Në rast se regjistruesi nuk e aprovon aplikimin, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit.
- Ministria shqyrton aplikimin dhe merr vendim aprovues ose refuzues për çështjen. Në rast refuzimi, aplikanti njoftohet me e-mail edhe mbi arsyen.
- Në rastin e aprovimit të aplikimit nga ministria, licenca përkatëse ose aktivizohet direkt prej saj kur dhënia e licencës është pa pagesë ose shfaqet në radhën e punës të sportelistit të QKB-së për ngarkimin e mandatit të pagesës.
- Pas kryerjes së pagesës nga aplikanti, licenca aktivizohet nga sportelisti i QKB-së. Sportelisti vijon me gjenerimin e dokumentit të licencës, e nënshkruan atë elektronikisht dhe e dërgon në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime” Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit24 dite pune
Periudha e vlefshmërisë1-vjeçar (zgjatja ka afat 3-vjeçar (trevjeçar))
KostotPagesa për këtë lloj license percaktohet nga Ministria përkatëse në momentin e aktivizimit të titullit të licensës
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaLicencë për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbetjeve të ngurta dhe vajore në Autoritetin Portual Durrës, Porto Romano dhe në radat e tyre përkatëse (AL071022)