Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tregtare të cilat dëshirojnë të pajisen me licencë për shërbime spitalore. Pas dërgimit të aplikimit drejt QKB , ai do të procesohet nga organet përkatëse brenda dhe jashtë këtij institucioni. Në varësi të mosaprovimeve të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it ku do të informohet dhe mbi arsyen e mosaprovimit. Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t'i shfaqen dokumentet në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin "Dokumentet e mia". Gjithashtu, aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.
- Sportelisti i QKB-së shqyrton informacionin dhe dokumentet e ngarkuara në aplikimin online dhe konfirmon aplikimin.
- Çështja i shfaqet regjistruesit të QKB-së për procesim të mëtejshëm. Regjistruesi i QKB-së proceson aplikimin dhe pasi e aprovon e kalon në ministri. Në rast se nuk e aprovon, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit.
- Zyrtari i ministrisë shqyrton informacionin dhe dokumentat e ngarkuara në aplikimin online dhe merr vendim aprovues për këtë çështje. Në rast se ministria nuk e aprovon, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit. Aplikanti e-Albania njoftohet me e-mail per vendimmarrjen e zyrtarit.
- Aprovimi i aplikimit nga ministria përkatëse, do të sjellë krijimin e titullit të licencës. Në varësi të faktit nëse licenca e caktuar është me pagesë apo jo, licenca ose aktivizohet nga zyrtari i ministrisë ose shfaqet në radhën e punës te sportelisti i QKB-së për ngarkimin e mandatit të pagesës dhe më pas aktivizimin e saj.
- Pas aktivizimit të licencës nëse sportelisti gjeneron dokumentin e licencës dhe e nënshkruan elektronikisht, e dërgon dokumentin drejt profilit të qytetarit në e-Albania, te Dokumentat e mia. Gjithashtu Aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi |
1. Kontratë pune me drejtuesin mjekësor |
2. Dëshmi e pronësisë |
2. Planimetria e mjediseve |
3. Certifikatë për drejtuesin teknik |
3. Kontratë qeraje |
|
4. Vetëdeklarim i pajisjeve dhe mjediseve |
|
5. Rregulloren e funksionimit të spitalit sipas specialiteteve |
|
6. Autorizim/Prokurë |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për licencë për shërbime spitalore”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi adresën e biznesit dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme të kritereve të licencës dhe ato që tashme i ka marrë nga institucionet, të nënshkruara elektronikisht.
- Klikoni butonin “Dërgo” ne faqen e fundit te formularit.
- Merrni numrin e çështjes në përgjigje të dërgimit të aplikimit dhe me të mund të gjurmoni çështjen e hapur duke përdorur shërbimin "Gjurmimi i çështjeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit (licenca)".
- QKB-ja dhe ministria përkatëse proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi te vendimit qe merret kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-ne e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur në “Dokumentet e mia”, në e-Albania ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit19 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaLicencë për shërbime Spitalore (AL011079)