Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë subjekteve tregtare të cilët dëshirojnë të pajisen me licencë për prodhim të barnave (për kafshë). Aplikanti, para se të përdorë shërbimin, duhet të marrë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse që i japin ato.
Shërbimi ofron mundësinë e ngarkimit të dy llojeve të dokumenteve:
- Dokumente origjinale të skanuara nga aplikanti, të cilat nevojiten të dorëzohen origjinale pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi është kryer aplikimi online.
- Dokumente me nënshkrim elektronik, të cilat nuk duhet të dorëzohen pranë QKB-së. Për të marrë dokumente me nënshkrim elektronik, aplikanti duhet t’i kërkojë punonjësit të institucionit që gjeneron dokumentin që ta ngarkojë atë të nënshkruar elektronikisht në sistemin e AMS-së (Application Management System). Pas ngarkimit nga punonjësi i institucionit, aplikanti mund ta shkarkojë dokumentin e nënshkruar elektronikisht te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia” tek e-albania.
Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t’i shfaqet licenca në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime”. Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel. Në rast mosaprovimi të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it edhe mbi arsyen e mosaprovimit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë e drejtuesit teknik |
1. Vetëdeklarim i Drejtuesit Teknik |
2. Dokument pronesie |
2. Kontrate qeraje |
3. Akti i regjistrimit te subjektit |
3. Planimetria e mjediseve |
|
4. Vetdeklarim mbi permbushjen e kushteve te praktikes se fabrikimit |
|
5. Vetëdeklarim i pajisjeve dhe mjediseve |
|
6. Rregullore e brendshme |
|
7. Autorizim/Prokurë |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me klikimin e këtij butoni, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratësHapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për licensë për prodhim të barnave (për kafshë)"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi adresën e biznesit dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme të kritereve të licencës.
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Merrni numrin e çështjes në përgjigje të dërgimit të aplikimit, me të cilën mund të gjurmoni më pas çështjen e hapur duke përdorur shërbimin
”Gjurmimi i çështjeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit (licenca)”.
- Dërgoni me postë ose dorëzoni në sportelin e QKB-së versionin origjinal vetëm për dokumentet e skanuara gjatë aplikimit online.
- Sportelisti verifikon dokumentet e aplikimit dhe nëse ato janë të gjitha të nënshkruara elektronikisht, e konfirmon çështjen duke e kaluar te regjistruesi. Nëse një pjesë e dokumenteve janë të panënshkruara elektronikisht (pra, të skanuara nga origjinali), atëherë sportelisti e le pezull çështjen deri në mbërritjen e dokumenteve origjinale.
- Pasi dokumentet origjinale mbërrijnë në QKB, sportelisti verifikon që ato janë të njëjta me versionin e skanuar të dërguar gjatë aplikimit online. Më pas konfirmon krijimin e çështjes (sistemi i brendshëm i QKB-së gjeneron LC-në përkatëse dhe lajmëron aplikantin me e-mail).
- Çështja i shfaqet regjistruesit të QKB-së për trajtim të mëtejshëm. Regjistruesi proceson aplikimin dhe pas aprovimit të tij, çështja i kalon ministrisë për shqyrtim. Në rast se regjistruesi nuk e aprovon aplikimin, aplikanti njoftohet me e-mail për arsyen e refuzimit.
- Ministria shqyrton aplikimin dhe merr vendim aprovues ose refuzues për çështjen. Në rast refuzimi, aplikanti njoftohet me e-mail edhe mbi arsyen.
- Në rastin e aprovimit të aplikimit nga ministria, licenca përkatëse ose aktivizohet direkt prej saj kur dhënia e licencës është pa pagesë ose shfaqet në radhën e punës të sportelistit të QKB-së për ngarkimin e mandatit të pagesës.
- Pas kryerjes së pagesës nga aplikanti, licenca aktivizohet nga sportelisti i QKB-së. Sportelisti vijon me gjenerimin e dokumentit të licencës, e nënshkruan atë elektronikisht dhe e dërgon në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime” Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit34 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot10000
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaLicencë për prodhimin e barnave (për kafshë) (AL011081)