Ky shërbim elektronik u mundëson qytetarëve të aksesojnë listën e rekomandimeve për konsultë tek mjeku specialist, të lëshuara nga mjeku i familjes pranë Qendrës Shëndetësore ku janë të regjistruar. Gjithashtu, ata mund të shkarkojnë në formatin PDF një rekomandim të mëparshëm që u shfaqet në momentin kur përdorin shërbimin si dhe të kërkojnë një rekomandim nëpërmjet shiritit të kërkimit.
Në rastet kur rekomandimi i dhënë nga mjeku i familjes nuk gjendet në listë, qytetarët kanë mundësi ta ngarkojnë atë duke klikuar butonin "Shto rekomandim".
Dokumentacioni i nevojshëm Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar e-albania.
- Zgjidhni shërbimin "Rekomandimet e mia të lëshuara nga mjeku i familjes”.
- Shtypni butonin "Përdor". Do t'ju shfaqet lista e rekomandimeve të lëshuara nga mjeku i familjes ose rekomandimet e ngarkuara më parë prej jush.
- Për të shkarkuar një rekomandim në formatin PDF, klikoni butonin "Shkarko" në krah të çdo rekomandimi.
- Për të kërkuar një rekomandim nëpërmjet numrit dhe datës, përdorni shiritin e kërkimit me emërtimin "Kërko".
- Për të shtuar një rekomandim të ri, klikoni butonin "Shto Rekomandim".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al