Shërbimi elektronik u mundëson qytetarëve të ngarkojnë një rekomandim për konsultë te mjeku specialist, lëshuar nga mjeku i familjes pranë Qendrës Shëndetësore ku janë të regjistruar (në rastet kur rekomandimi nuk gjendet në listën e rekomandimeve të dhëna nga mjeku i familjes, e cila mund të konsultohet përmes shërbimit "Rekomandimet e mia të lëshuara nga mjeku i familjes").
Dokumentacioni i nevojshëm Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar e-albania.
- Zgjidhni shërbimin "Rekomandim i ri për konsultë tek mjeku specialist”.
- Shtypni butonin "Përdor". Të dhënat personale, Qendra Shëndetësore dhe mjeku i familjes plotësohen automatikisht.
- Plotësoni numrin dhe datën e rekomandimit.
- Klikoni butonin "Dërgo".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëRekomandimi i dhënë nga mjeku i familjes për te mjeku specialist është i vlefshëm për 6 (gjashtë) ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al