Shërbimi elektronik "Kërkesë për korrigjim / fshirje të dhënash personale (në rast konstatimi të pasaktësive në sistem)" ju mundëson shtetasve shqiptarë që kanë evidentuar pasaktësi në të dhënat personale, të aplikojnë online për të kërkuar korrigjimin e tyre.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti me të dhëna të gabuara;
- Dokumenti me të dhëna të sakta ( çdo dokument që vërteton të dhënat e tua të sakta, psh patentë apo pasaportë / ID etj).
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për korrigjim / fshirje të dhënash personale (në rast konstatimi të pasaktësive në sistem)";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i Zyrës së Shërbimit të Qytetarit në Drejtorinë e Menaxhimit të informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave (Sektori i Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave) në Policinë e Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit;
- Nëse dokumentet janë të plota ai nis procedurën e verifikimit dhe korrigjimit të të dhënave;
- Në përfundim të procedurave, punonjësi reflekton ndryshimet në sistem dhe i kthen përgjigje aplikantit në adresën e tij të e-mail-it.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitDeri në 20 ditë nga paraqitja e kërkesës
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al