LinkButtonLinkButton

Kërkesë për rinovim të lejes së qëndrimit

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë
Kërkesë për rinovim të lejes së qëndrimit

Click here to read the description of this e-service in English.
Shërbim elektronik "Kërkesë për rinovim të lejes së qëndrimit" u mundëson shtetasve të huaj, që u përfundon leja e qëndrimit dhe dëshirojne të qëndrojne për një periudhë më të gjatë në Shqipëri, të bëjnë një kërkesë për të rinovuar lejen e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për rinovimin e lejes së qëndrimit nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet për t'u paraqitur personalisht pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku i huaji ka vendosur vendbanimin. Nëse i huaji i plotëson ende të njëjtat kërkesa që ka përmbushur kur ka marrë lejen e parë të qëndrimit, leja e tij e qëndrimit do të rinovohet për një periudhë deri në 2 vite ( përjashtimisht 3 vite për Kartën Blu AL dhe 5 Vite për shtetasit amerikanë). Shtetasi i huaji mund të kërkoje rinovimin e lejes edhe për arsye të tjera nëse i plotëson kërkesat për lejen e qëndrimit për të cilën aplikon. Në këtë rast, afati i lejes do të jetë deri në një vit. Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, bëhet rreth dy muaj përpara se të skadojë leja e parë e qëndrimit, por gjithnjë përpara se afati i saj të ketë përfunduar. Aplikimi më i hershëm për rinovimin e lejes së qëndrimit nuk garanton përmbushjen e kërkesave për rinovimin saj. Pas pranimit të kërkesës për rinovimin e lejes së qëndrimit, i huaji ka të drejtë për të qëndruar/ punuar, në perputhje me lejen e parë të qëndrimit. Pas paraqitjes së kërkesës on-line për rinovimin e lejes së qëndrimit në portalin E-Albania, i huaji do te njoftohet për t'u paraqitur pranë zyrës së Migracionit në DVKM, për të plotësuar dosjen me dokumentet origjinale të nevojshme dhe për të provuar identitetin e tij. Përpunimi i aplikimeve për leje qëndrimi bëhet në Zyrën e Migracionit në DVKM dhe do të zgjasë deri në 1muaj. Koha e përpunimit mund të jetë më e gjatë nëse nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat ligjore dhe dokumentacionet e nevojshme, Shërbimi i Migracionit do të kontaktojë të huajin kërkues nëse është e nevojshme. Nëse i huaji ka jetuar në Shqipëri minimumi 5 vite pa ndërprerje dhe plotëson kërkesat përkatese ligjore, mund të kërkojë një leje qëndrimi të përhershme. Periudha e vlefshmërisë së lejes së përhershme të qëndrimit (tipi C) nuk është e kufizuar. Megjithëse dokumenti "Leje qëndrimi e përhershme" është i vlefshëm për 7 vite, ajo mund te rinovohet pa procedurë, me kusht që i huaji të mos jetë larguar për 12 muaj pa ndërprerje nga territori i Republikës së Shqipërisë. Pasi të marrë një leje qëndrimi të përhershme, i huaji ka të drejtë të pakufizuar për të punuar. I huaji mund të marrë leje qëndrimi të përhershme nëse : - Ka jetuar në Shqipëri në mënyrë të vazhdueshme për pesë vjet me leje qëndrimi të njëpasnjëshme; - Ekziston ende motivi për marrjen lejes së qëndrimit; - Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon; - Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjines i ka teë përkthyera dhe legalizuara. Nëse i huaji nuk ka qëndruar në Shqipëri gjatë 5 viteve, mund të kërkoje rinovimin e lejes së qëndrimit për një afat të caktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin e nevojshem për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni: këtu

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për rinovim të lejes së qëndrimit" në portalin qeveritar e-Albania; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Ngarkoni në formatin PDF, të gjithë dokumentet e listuara në fomular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DVKM-se njofton aplikantin për pasaktesitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktiken e aplikimit; - Nëse dokumentet jane të plota, qytetari njoftohet për orën dhe datën e paraqitjes në zyrën vendore të Migracionit, për të dorëzuar fizikisht dokumentet origjinale; - Tërheqja e lejes së qëndrimit bëhet brenda 30 ditëve në të njëjtën zyrë vendore ku paraqitet kërkesa dhe i huaji provon identitetin e tij.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Refuzimi i kërkesës për Ieje qëndrimi apo pranimi dhe njoftimi për paraqitjen në zyrën e migracionit për leje e qëndrimi bëhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Nëse për arsye objektive ky afat duhet të zgjatet, i huaji do të njoftohet nga Zyra Vendore e Migracionit përkatës.

Periudha e vlefshmërisë
3-6 muaj; 1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; e përhershme

Kostot
Në varësi të afatit të lejes së qëndrimit që po aplikon

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin