Click here to read the description of this e-service in English.
Shërbim elektronik "Kërkesë për rinovim të lejes së qëndrimit" u mundëson shtetasve të huaj, që u përfundon leja e qëndrimit dhe dëshirojne të qëndrojne për një periudhë më të gjatë në Shqipëri, të bëjnë një kërkesë për të rinovuar lejen e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë.
Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për rinovimin e lejes së qëndrimit nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet për t'u paraqitur personalisht pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku i huaji ka vendosur vendbanimin.
Nëse i huaji i plotëson ende të njëjtat kërkesa që ka përmbushur kur ka marrë lejen e parë të qëndrimit, leja e tij e qëndrimit do të rinovohet për një periudhë deri në 2 vite ( përjashtimisht 3 vite për Kartën Blu AL dhe 5 Vite për shtetasit amerikanë). Shtetasi i huaji mund të kërkoje rinovimin e lejes edhe për arsye të tjera nëse i plotëson kërkesat për lejen e qëndrimit për të cilën aplikon. Në këtë rast, afati i lejes do të jetë deri në një vit.
Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, bëhet rreth dy muaj përpara se të skadojë leja e parë e qëndrimit, por gjithnjë përpara se afati i saj të ketë përfunduar. Aplikimi më i hershëm për rinovimin e lejes së qëndrimit nuk garanton përmbushjen e kërkesave për rinovimin saj.
Pas pranimit të kërkesës për rinovimin e lejes së qëndrimit, i huaji ka të drejtë për të qëndruar/ punuar, në perputhje me lejen e parë të qëndrimit. Pas paraqitjes së kërkesës on-line për rinovimin e lejes së qëndrimit në portalin E-Albania, i huaji do te njoftohet për t'u paraqitur pranë zyrës së Migracionit në DVKM, për të plotësuar dosjen me dokumentet origjinale të nevojshme dhe për të provuar identitetin e tij. Përpunimi i aplikimeve për leje qëndrimi bëhet në Zyrën e Migracionit në DVKM dhe do të zgjasë deri në 1muaj. Koha e përpunimit mund të jetë më e gjatë nëse nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat ligjore dhe dokumentacionet e nevojshme, Shërbimi i Migracionit do të kontaktojë të huajin kërkues nëse është e nevojshme.
Nëse i huaji ka jetuar në Shqipëri minimumi 5 vite pa ndërprerje dhe plotëson kërkesat përkatese ligjore, mund të kërkojë një leje qëndrimi të përhershme.
Periudha e vlefshmërisë së lejes së përhershme të qëndrimit (tipi C) nuk është e kufizuar. Megjithëse dokumenti "Leje qëndrimi e përhershme" është i vlefshëm për 7 vite, ajo mund te rinovohet pa procedurë, me kusht që i huaji të mos jetë larguar për 12 muaj pa ndërprerje nga territori i Republikës së Shqipërisë. Pasi të marrë një leje qëndrimi të përhershme, i huaji ka të drejtë të pakufizuar për të punuar.
I huaji mund të marrë leje qëndrimi të përhershme nëse :
- Ka jetuar në Shqipëri në mënyrë të vazhdueshme për pesë vjet me leje qëndrimi të njëpasnjëshme;
- Ekziston ende motivi për marrjen lejes së qëndrimit;
- Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon;
- Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjines i ka teë përkthyera dhe legalizuara.
Nëse i huaji nuk ka qëndruar në Shqipëri gjatë 5 viteve, mund të kërkoje rinovimin e lejes së qëndrimit për një afat të caktuar.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentacionin e nevojshem për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni:
këtuHapat e procedurës- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për rinovim të lejes së qëndrimit" në portalin qeveritar e-Albania;
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Ngarkoni në formatin PDF, të gjithë dokumentet e listuara në fomular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DVKM-se njofton aplikantin për pasaktesitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktiken e aplikimit;
- Nëse dokumentet jane të plota, qytetari njoftohet për orën dhe datën e paraqitjes në zyrën vendore të Migracionit, për të dorëzuar fizikisht dokumentet origjinale;
- Tërheqja e lejes së qëndrimit bëhet brenda 30 ditëve në të njëjtën zyrë vendore ku paraqitet kërkesa dhe i huaji provon identitetin e tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitRefuzimi i kërkesës për Ieje qëndrimi apo pranimi dhe njoftimi për paraqitjen në zyrën e migracionit për leje e qëndrimi bëhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Nëse për arsye objektive ky afat duhet të zgjatet, i huaji do të njoftohet nga Zyra Vendore e Migracionit përkatës.
Periudha e vlefshmërisë3-6 muaj; 1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; e përhershme
KostotNë varësi të afatit të lejes së qëndrimit që po aplikon
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al