Shërbimi elektronik "Kërkesë për rifitim shtetësie" u mundëson shtetasve të huaj, me banim brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkesë për të rifituar shtetësinë shqiptare.
Për të aplikuar për rifitim shtetësie, kërkuesi me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë paraqitet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, me kusht që kërkuesi të ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në kohën e aplikimit, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin, ku i huaji ka vendosur vendbanimin.
Shtetasit të huaj i lind e drejta për të kërkuar shtetësinë shqiptare me natyralizim kur plotësohen kushtet vijuese:
- Të ketë mbushur moshën 18 vjeç. Llogaritja bëhet në ditën e bërjes së kërkesës;
- Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme për jo më pak se 5 vjet;
- Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme;
- Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike;
- Të ketë njohuri të paktën fillestare të gjuhës shqipe;
- Dhënia e shtetësisë shqiptare të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatën e lindjes |
1. Kërkesën e shtetasit drejtuar Presidentit të Republikës (e firmosur nga aplikanti) |
2. Certifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të aplikantit |
2. Certifikata e lindjes dhe familjare (vetëm në origjinal) dhe sipas rregullave për njohjen e dokumenteve të shteteve të huaja nëse është lëshuar nga një shtet tjetër |
3. Vërtetimi nga kryetari i njësisë administrative që është banor i asaj njësie, në të cilin të konfirmohet adresa e saktë |
3. Deklarate per faktin e aplikimit ose jo per te fituar shtetesi tjeter |
4. Relacion nga komisariati i Policise vendore per shtetesine qe kane ose kane patur prinderit |
4. Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për rifitimin e shtetësisë shqiptare e fëmijëve të tyre të moshës deri 18 vjeç |
5. Relacion nga Prefektura per shtetesine qe kane ose kane patur prinderit |
5. Deklarata noteriale e fëmijës që shpreh pëlqimin për rifitimin e shtetësisë |
|
6. Fotografi e aplikantit (në rast se ka fëmijë nën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për rifitim shtetësie";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Ngarkon në formatin PDF të gjithë dokumentat e listuara në fomular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve;
- Nëse dokumentet janë të plota, qytetari njoftohet për të dorëzuar fizikisht dokumentet origjinale;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPPSH -së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit;
- Aplikanti paraqitet në Zyrën e Shërbimit të Qytetarit (ZSHQ) në orarin e caktuar nga punonjësi i ZSHQ-së përkatëse;
- Punonjësi i ZSHQ-së përfundon kërkesën.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit6 muaj
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot6000 lekë + TVSH
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al