LinkButtonLinkButton

Kërkesë për lënie shtetësie

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Kërkesë për lënie shtetësie
Shërbim elektronik "Kërkesë për lënie shtetësie" është shërbim që ju ofrohet shtetasve me banim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të bëjnë një kërkesë për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se ata kanë fituar ose u është garantuar një shtetësi tjetër. Aplikuesi është i detyruar që pjesën e dokumenacionin i cili kërkohet në orgjinal ta dërgoj nëpërmjet rrugës postare për në Komisariatin e Policisë së Shtetit në territorin ku i ai ka vendbanimin Shtetasi shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare vetëm nëse plotësohen njëri nga kushtet vijuese: - Të ketë një shtetësi tjetër; - Të ketë fituar një shtetësi tjetër; - T'i jetë garantuar dhënia e një shtetësie tjetër nga organet kompetente të shtetit të huaj. Lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, kurse përpunimi i kërkesës për lënien e shtetësisë bëhet nga Ministria e Brendshme. Aplikimi për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare është individual, pra bëhet nga vetë personi që kërkon të heqë shtetësinë ose nga një person i afërm i autorizuar me prokurë. Përjashtim lidhur me këtë bëjnë të miturit deri në moshën 14 vjeç, për të cilët aplikojnë prindërit e tyre. Kurse për fëmijët e moshës 14 deri 18 vjeç, aplikimi është individual, por duhet shoqëruar nga deklaratat noteriale aprovuese të dy prindërve. Në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar, aplikimit i bashkëlidhen dokumentet që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën. Tre kategoritë për të cilat mund të dërgohet aplikimi; a. Kërkesë për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për personat mbi 18 vjeç; b. Kërkesë për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për personat nën 14 vjeç; c. Kërkesë për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për personat nga 14 - 18 vjeç. Baza ligjore: - Ligji nr. 113/2020 “Për shtetësinë”; - Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm nr. 65, datë 06.02.2021, “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës dhe kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit”; - Udhëzimi i Përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nr. 64, datë 04.02.2021; - Udhëzimi i Përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Financave me nr 271, datë 01.07.2021, “Për përcaktimin e tarifave të shërbimit për aplikimin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin e nevojshem për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni: këtu

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për lënie shtetësie"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Ngarkon në formatin PDF të gjithë dokumentat e listuara në fomular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve; - Nëse dokumentet janë të plota, qytetari njoftohet për të dërguar në rrugë postare dokumentet origjinale; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPPSH-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Aplikanti paraqitet në Zyrën e Shërbimit të Qytetarit (ZSHQ) në orarin e caktuar nga punonjësi i ZSHQ-së përkatëse; - Punonjësi i ZSHQ-së përfundon kërkesën.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
6 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
10 000 lekë + TVSH

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin