Click here to read the description of this e-service in English.
Shërbimi elektronik "Kërkesë për leje qëndrimi" u mundëson shtetasve të huaj, me qëndrim të rregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t'u pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për leje qëndrimi nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet për t'u paraqitur personalisht, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin.
Për të aplikuar për lejen e parë të qëndrimit në Shqipëri, forma e duhur e aplikimit varet nga motivi për të qëndruar në Shqipëri:
- Për të punuar;
- Për t'u bashkuar me familjen;
- Për të studiuar;
- Për motive të tjera të justifikuara me dokumentet;
- Për mbrojtje ndërkombëtare.
Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që:
- Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon;
- Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës i ka të përkthyera dhe legalizuara.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentacionin e nevojshem për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni:
këtuHapat e procedurës- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për leje qëndrimi";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Ngarkoni në formatin PDF të gjithë dokumentet e listuara në fomular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DVKM-se njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit;
- Nëse dokumentet janë të plota, qytetari njoftohet për orën dhe datën e paraqitjes në zyrën vendore të Migracionit, për të dorëzuar fizikisht dokumentet origjinale;
- Tërheqja e lejes së qëndrimit bëhet brenda 30 ditëve në të njëjtën zyre vendore ku paraqitet kërkesa dhe i huaji provon identitetin e tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitRefuzimi i kërkesës për leje qëndrimi apo pranimi dhe njoftimi për paraqitjen në zyrën e migracionit bëhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Nëse për arsye objektive ky afat duhet të zgjatet, i huaji do të njoftohet nga Zyra Vendore e Migracionit përkatës.
Periudha e vlefshmërisë3-6 muaj; 1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; 5- vjeçare; e përhershme
KostotNë varësi të afatit të lejes së qëndrimit që aplikohet
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al