LinkButtonLinkButton

Kërkesë për fitim shtetësie

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë

Video udhëzuese
Kërkesë për fitim shtetësie
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Kërkesë për fitim shtetësie
Shërbimi elektronik "Kërkesë për fitim shtetësie" u mundëson shtetasve të huaj, me banim brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkesë për të fituar shtetësi shqiptare. Për të aplikuar për fitim shtetësie, i huaji me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë paraqitet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, me kusht që i huaji të ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në kohën e aplikimit, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, në territorin ku i huaji ka vendosur vendbanimin. Shtetasit të huaj i lind e drejta për të kërkuar shtetësinë shqiptare me natyralizim kur plotësohen kushtet vijuese: - Të ketë mbushur moshën 18 vjeç. Llogaritja bëhet në ditën e bërjes së kërkesës; - Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet; - Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme; - Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhen në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike; - Të ketë njohuri të paktën fillestare të gjuhës shqipe; - Dhënia e shtetësisë shqiptare të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë. Katër kategoritë për të cilat mund të dërgohet aplikimi janë: a. Kërkesë për fitim të shtetësisë me origjinë; b. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm: I. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm nga i huaji mbi 18 vjeç me qëndrim të rregullt në Republikën e Shqipërisë; II. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm nga persona pa shtetësi; III. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm nga të huajt e martuar me shtetas shqiptar; IV. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm nga i huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësinë shqiptare; V. Kërkesë për fitim të shtetësisë i fëmijës së dy prindërve që kanë fituar shtetësinë shqiptare me natyralizëm; VI. Kërkesë për fitim të shtetësisë i fëmijës së një prindi që ka fituar shtetësinë shqiptare me natyralizëm; c. Kërkesë për fitim të shtetësisë me birësim; d. Kërkesë për fitim të shtetësisë nga refugjatet, apo persona me mbrojtje plotësuese. Baza ligjore: - Ligji nr. 113/2020 “Për shtetësinë”; - Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm nr. 65, datë 06.02.2021, “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës dhe kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit”; - Udhëzimi i Përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nr. 64, datë 04.02.2021; - Proçedura standarde miratuar me urdhër nr. 306 datë 30.03.2021 “Për pranimin e aplikimit për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga Shtetësia Shqiptare”;

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin e nevojshem për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni: këtu

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për fitim shtetësie"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Ngarkoni në formatin PDF të gjithë dokumentet e listuara në fomular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve; - Nëse dokumentet janë të plota, qytetari njoftohet për të dorëzuar fizikisht dokumentet origjinale; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPPSH-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Aplikanti paraqitet në Zyrë e Shërbimit të Qytetarit (ZSHQ) në orarin e caktuar nga punonjësi i ZSHQ-së përkatëse. - Punonjësi i ZSHQ-së përfundon kërkesën.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
6 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
6000 lekë + TVSH

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin