Në përputhje me përcaktimet e Vendimit nr. 160, datë 19.02.2020 të Këshillit të Ministrave “Për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe nëpunësve civilë (Fondi i Ekselencës)” dhe Udhëzimit nr. 6, datë 04.03.2020 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për përcaktimin e rregullave per afatet e aplikimit, të zbatimit të kritereve dhe procedurave, për percaktimin e masës dhe mënyrës së financimit, si dhe numrin e anëtarëve dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë komisioni për dhënien e bursave të parashikuara nga fondi i ekselencës per studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit civilë”, nëpërmjet programit të fondit të ekselencës mbështeten financiarisht studentët që ndjekin studimet e ciklit të dytë apo studime të doktoratës jashtë vendit në universitetet më të mira të botës, si dhe për nëpunësit civilë që ndjekin një program Master të ciklit të dytë/të tretë me kohëzgjatje 1-vjeçare, jashtë vendit,
Procedura e përzgjedhjes
a. MASR shpall hapjen e programit të fondit të ekselencës dhe afatet e aplikimit.
b. Kryhet aplikimi online nga kandidatet dhe dërgohet me postë dokumentacioni i përcaktuar në udhëzimin e ministrit.
c. STP njofton kandidatët me e-mail, për mbërritjen e aplikimit dhe për dokumentet shtesë që mund të duhen, si dhe kryen verifikimet përkatëse të dokumentacionit të depozituar.
d. Shqyrtohet dokumentacioni i aplikimeve nga Komisioni Përzgjedhës i ngritur me urdhër ministri.
e. Komisioni përzgjedhës vlerëson plotësimin e kritereve dhe sipas rastit kërkon dokumentacion plotësues ose/dhe zhvillimin e intervistave me kandidatët përkatës.
f. Komisioni Përzgjedhës merr vendimin përfundimtar lidhur me shpalljen e kandidatëve fitues dhe masat përkatëse të financimit për secilin prej tyre. Vendimi i Komisionit Përzgjedhës zbardhet në procesverbalin përkatës.
g. Bazuar në vendimin e Komisionit Përzgjedhës, Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë nxjerr urdhrin për shpalljen dhe pagesën e kandidatëve fitues. Urdhrit të ministrit i bashkëlidhet procesverbali përkatës i vendimit të Komisionit Përzgjedhës.
h. Kandidatët e shpallur fitues nënshkruajnë akt-marrëveshjen me MASR.
i. Pas nënshkrimit dhe protokollimit të akt-marrëveshjes, një kopje i kalohet strukturës përkatëse të financës për ekzekutim (dsibursimin e shumës për kandidatin).
* Lista e emrave me kandidatët fitues duke përfshirë të dhënat mbi programin e studimit, institucionin e arsimit të lartë, renditjen sipas “Times Higher Education” - Renditja botërore e universiteteve, si dhe masën e financimit, bëhet publike në faqen zyrtare të Ministrisë përgjegjëse për arsimin.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin për fondin e ekselencës ju mund ta shikoni
këtuHapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për Fondin e Ekselencës";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotesoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- STP (sekretariati teknik i programit) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re.
- STP verifikon saktësine e dokumentave dhe nëse dokumentet janë të plotë, njofton qytetarin për të dorëzuar fizikisht dokumentet.
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, STP njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit90 ditë
Periudha e vlefshmërisëMbështetje financiare në formë burse ofrohet për një vit akademik me të drejtë riaplikimi për vitet pasardhëse.
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje rreth aplikimit për Fondin e Ekselencës, mund të kontaktoni në adresën
fondi.ekselenca@arsimi.gov.al. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al