LinkButtonLinkButton

Aplikim për leje kalimi (Laissez Passer)

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për leje kalimi (Laissez Passer)
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për leje kalimi (Laissez Passer)

Click here to read the description of this e-service in English.
"Aplikim për leje kalimi" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë të aplikojnë online për leje kalimi. Këta shtetas shqiptarë, të cilët nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri do të pajisen me leje nëpërmjet shërbimit postar. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. - Leja e kalimit do t'i dërgohet qytetarit me postë në adresën e dhënë, nëse mundësohet verifikimi i identitetit. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e lejes së kalimit me postë në adresën e qytetarit. - Kur aplikohet për fëmijë, në Përfaqësinë Diplomatike paraqitet të paktën një nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor. Bëhet përjashtim “Leja e Kalimit”, pa qenë e nevojshme prania personale e personit, kur shtetasi është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast lejohet pranimi i kërkesës së bërë nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës, që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt; Përjashtim bëhet dhe për arsye të forta shëndetësore, kur personi nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Sipas mundësive, konsulli shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet për leje kalimi për të rritur: - Pasaportë e pavlefshme (ose) - Kartë identiteti origjinale - Leje Drejtimi Automjeti, format i ri elektronik (nëse ka) - Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes); - Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor - 2 foto me përmasa 4×5 cm, dhe me sfond të bardhë; - Mandat pagesa Dokumentet për leje kalimi për fëmijë: - Pasaportë e pavlefshme (ose) - Kartë identiteti origjinale - Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes); - Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor - 2 foto të fëmijës me përmasa 4×5 cm, dhe me sfond të bardhë; - Mandat pagesa Fëmija duhet të paraqitet në Përfaqësi të paktën me njërin prind ose kujdestarin ligjor. Në rastet e paraqitjes me njërin prind duhet pëlqimi i prindit tjetër (nëpërmjet një deklarate noteriale ose një deklarate para nëpunësit të gjendjes civile, zyrtarë komunal/bashkiak (në vende që praktikohet), të firmosur dhe vulosur nga këta nënpunës; Për të miturin me kujdestar ligjor duhet ti bashkëlidhet dokumenti që konfirmon kujdestarinë ligjore të fëmijës.

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për leje kalimi” - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë - Nëse mundësohet verifikimi i identitetit, me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë në adresën e dhënë. Kur aplikohet për fëmijë, në Përfaqësinë Diplomatike paraqitet të paktën një nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor. Për të miturin me një prind ose me kujdestar ligjor, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë ligjore mbi fëmijën.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Sipas rrethanave 1 deri ne 6 muaj

Kostot
30 euro

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin