"Aplikim për vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta " është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t'u pajisur më pas, nëpërmjet shërbimit postar, me vërtetimin konsullor mbi të dhënat e sakta. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e vërtetimit konsullor mbi të dhënat e sakta me postë në adresën e qytetarit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumentet me mospërputhje të dhënash, dy dokumenta (p.sh. leje drejtimi dhe pasaporta ose ID, ose leje qëndrimi)
Hapat e procedurës- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat e sakta në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë.
Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 50 ditë.Periudha e vlefshmërisë6 muaj
Kostot30 euro
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al