"Aplikim për certifikatë lindje" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë në Itali, Austri, Bullgari, Republika Çeke, Hungari, Kosovë, Kroaci, Japoni, Mal i Zi, Rumani, Sllovaki, Zvicër, Turqi, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, certifikatën e lindjes.
Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e certifikatës së lindjes me postë në adresën e tij.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Kartë identiteti e shtetit rezident, ku shënohet vendbanimi ose certifikatë rezidence lëshuar nga komuna ose deklaratë personale për vendbanimin e lëshuar nga komuna ose kopje kontrate banimi e vlefshme jo më pak se 12 muaj (e noterizuar);
Hapat e procedurës- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë lindje ”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë.
Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.Periudha e vlefshmërisë6 muaj
Kostot20 euro
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al