Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që të dërgojnë një aplikim për korrigjimin e gabimeve në hartën kadastrale të pasurisë e shoqëruar me një dokumentacion që vërteton arsyen e korrigjimit.
Regjistruesi, në çdo kohë me ose pa kërkesën e personave të interesuar, mund:
- të kërkojë që të bëhet një studim/rilevim për çdo pasuri të paluajtshme, për qëllime të këtij ligji, dhe, pasi të ketë njoftuar personat e interesuar, mund të korrigjojë hartën kadastrale si rezultat i studimit/rilevimit të lartpërmendur;
- të korrigjojë çdo gabim teknik apo material në hartën kadastrale, nëse nuk cenohen interesat e ndonjë personi, duke vënë në dijeni personat e interesuar apo personat që kanë të drejta reale mbi sendin;
- të udhëzojë përgatitjen e një harte të re kadastrale ose të një pjese të saj, në rast dëmtimi apo humbjeje.
- të korrigjojë me qëllim përmirësimin e hartës kadastrale.
Pas dërgimit të aplikimit drejt Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania.
Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në zbatim të Ligjit Nr. 111/2018 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohet numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik.
Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ASHK-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike.
Për shërbimet të cilat kanë në tipologjinë e tyre përllogaritjen e vlerës së tatimit, taksës apo gjobës, fatura e plotë që duhet të paguhet do të dërgohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në seksionin ''Dokumentet e mia'' tek hapësira juaj në portalin e-Albania dhe më pas mund të vijohet me kryerjen e pagesës nga ana juaj.
Çdo tarifë për shërbimin në ASHK, paguhet në llogarinë bankare të agjencisë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, sporteleve të Postës Shqiptare si dhe online nëpërmjet Portalit e-Albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Kujdes! Mbi një aplikim bazë nuk mund të kryhen më shumë se tre aplikime Akt-Verifikimi (AV)!
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim nga organi që ka kryer gabimin material |
1. Dokument pronësie |
2. Plan rilevimi |
2. Kërkesë me shkrim nga i interesuari ku përfshihen të dhënat e nevojshme për identifikimin e pasurisë |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratësHapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për korrigjim gabimesh në hartën kadastrale”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi pronën, shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
- Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-Albania me një kartë debiti ose krediti
- Punonjësi i ASHK-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë ZVRPP-se përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
* Pas kryerjes së aplikimit ju nuk duhet të prisni shërbimin postar për kthim-përgjigjen e aplikimit të kryer, por do të mund të merrni përgjigjen me vulë dhe firmë elektronike tek "Dokumentat e Mia" në profilin tuaj në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitNëse pasuria është e dixhitalizuar pas konfirmimit të kryerjes së pagesës përgjigja do ju shfaqet tek
Dokumentet e mia, nëse jo pas konfirmimit të pagesës dhe kryerjes së verifikimeve përgjigja do ju shfaqet tek
Dokumentet e mia brenda 10 ditë pune.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot1000 lekë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaKorrigjim gabimesh në hartën kadastrale (AL035006)