LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim të aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit

Kontaktet
E-mail:  ankesa@ashk.gov.al
Adresa:  Rruga Dora D'Istria, Nr 21001 Tiranë Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Aplikim për regjistrim të aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit
Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që të dërgojnë një aplikim për regjistrimin e aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit. Sipas nenit 40 - Mbajtësi i një të drejte pronësie apo i një të drejte tjetër reale të një pasurie të paluajtshme ka të drejtë të kërkojë pezullimin e kryerjes së veprimeve të regjistrimit nga regjistruesi, në bazë të një akti noterial, që kushtëzon këto veprime për aq kohë sa përcaktohet në këtë akt. - Regjistruesi shprehet me urdhër për kërkesën e paraqitur në pikën 1 të këtij neni. Urdhri iregjistruesit për pezullim dhe afati i pezullimit shënohen në kartelë. - Urdhri për pezullimin, i bërë sipas pikës 2 të këtij neni, konsiderohet i pavlefshëm ndaj çdo akti tjetër të nxjerrë rregullisht, sipas legjislacionit në fuqi, apo ndaj çdo vendimi gjykate që passjell të drejta apo detyrime mbi të njëjtën pasuri të paluajtshme, objekt kërkese. Pas dërgimit të aplikimit drejt ASHK-së, ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në zbatim të Ligjit Nr. 111/2018 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrëse funksionon Regjistri Elektronik i përpunimit të kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ASHK-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Për shërbimet të cilat kanë në tipologjinë e tyre përllogaritjen e vlerës së tatimit, taksës apo gjobës, fatura e plotë që duhet të paguhet do të dërgohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në seksionin ''Dokumentet e mia'' tek hapësira juaj në portalin e-Albania dhe më pas mund të vijohet me kryerjen e pagesës nga ana juaj. Çdo tarifë për shërbimin në ASHK, paguhet në llogarinë bankare të agjencisë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, sporteleve të Postës Shqiptare si dhe online nëpërmjet Portalit e-Albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kujdes! Mbi një aplikim bazë nuk mund të kryhen më shumë se tre aplikime Akt-Verifikimi (AV)!



Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Deklaratë noteriale .

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim të aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit” - Klikoni butonin" Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi pronën, shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit - Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-Albania me një kartë debiti ose krediti; - Punonjësi i ASHK-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit. - Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë ZVRPP-se përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj. * Pas kryerjes së aplikimit ju nuk duhet të prisni shërbimin postar për kthim-përgjigjen e aplikimit të kryer, por do të mund të merrni përgjigjen me vulë dhe firmë elektronike tek "Dokumentat e Mia" në profilin tuaj në e-Albania

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Nëse pasuria është e dixhitalizuar pas konfirmimit të kryerjes së pagesës përgjigja do ju shfaqet tek Dokumentet e mia, nëse jo pas konfirmimit të pagesës dhe kryerjes së verifikimeve përgjigja do ju shfaqet tek Dokumentet e mia brenda 5 ditë pune.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
1000 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Regjistrim i aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit (AL034012)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin