Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim fillestar të pasurisë së paluajtshme ku rilevimi e azhurnimi kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Pas dërgimit të aplikimit drejt ASHK-së, ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumente e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania.
Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në zbatim të Ligjit Nr. 111/2018 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik.
Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ASHK-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dergimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike.
Për shërbimet të cilat kanë në tipologjinë e tyre përllogaritjen e vlerës së tatimit, taksës apo gjobës, fatura e plotë që duhet të paguhet do të dërgohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në seksionin ''Dokumentet e mia'' tek hapësira juaj në portalin e-Albania dhe më pas mund të vijohet me kryerjen e pagesës nga ana juaj.
Çdo tarifë për shërbimin në ASHK, paguhet në llogarinë bankare të agjencisë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, sporteleve të Postës Shqiptare si dhe online nëpërmjet Portalit e-Albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Kujdes! Mbi një aplikim bazë nuk mund të kryhen më shumë se tre aplikime Akt-Verifikimi (AV)!
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
- Shkresë/dosje përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar aktin;
- Dokument pronësie.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim fillestar të pasurisë së paluajtshme me rilevim e azhurnim nga ASHK-ja”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi pronën, shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
- Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-Albania me një kartë debiti ose krediti.
- Punonjësi i ASHK-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë ZVRPP-se përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
* Pas kryerjes së aplikimit ju nuk duhet të prisni shërbimin postar për kthim-përgjigjen e aplikimit të kryer, por do të mund të merrni përgjigjen me vulë dhe firmë elektronike tek "Dokumentat e Mia" në profilin tuaj në e-Albania
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitNëse pasuria është e dixhitalizuar pas konfirmimit të kryerjes së pagesës përgjigja do ju shfaqet tek
Dokumentet e mia, nëse jo pas konfirmimit të pagesës dhe kryerjes së verifikimeve përgjigja do ju shfaqet tek
Dokumentet e mia brenda 21 ditë pune.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot10000 lekë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaRegjistrim fillestar i pasurisë së paluajtshme me rilevim e azhornim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (AL036005)