LinkButtonLinkButton

Riskedulimi i takimit për kryerjen e një konsulte, ekzaminimi mjekësor

Kontaktet
Tel:  +355 42 376 178
E-mail:  info@shendetesia.gov.al
Adresa:  Rruga e Kavajës, Nr. 1001 Tiranë

Video udhëzuese
Riskedulimi i takimit për kryerjen e një konsulte, ekzaminimi mjekësor
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Riskedulimi i takimit për kryerjen e një konsulte, ekzaminimi mjekësor
Ky shërbim elektronik u mundëson qytetarëve të aksesojnë dhe të riskedulojnë konsultat me mjekët specialistë duke ndjekur sistemin e referimit. Në momentin që qytetari përdor shërbimin, do t'i shfaqen të gjitha ekzaminimet e tij. Për çdo ekzaminim te rezervuar qytetari mund të aksesojë detajet e ekzaminimit si datën e rezervimit, orarin, etj. Në qoftë se qytetari dëshiron të ndryshojë datën dhe orën e ekzaminimit të rezervuar, ai mund të klikojë butonin "Riskedulo". Për riskedulimin e një ekzaminimi, qytetarit do t'i shfaqet kalendari i ekzaminimeve, nga ku mund të përzgjedhë më pas datën dhe orën e ekzaminimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar dhe zgjidhni shërbimin " Riskedulimi i takimit për kryerjen e një konsulte, ekzaminimi mjekësor”. - Shtypni butonin "Përdor". Automatikisht do të jenë plotësuar të dhënat tuaja personale, mjeku juaj i familjes dhe Qendra Shëndetësore ku jeni i/e regjistruar. - Në listën e shfaqur të ekzaminimeve, ju mund të klikoni butonin "Riskedulo" për të parë detajet e ekzaminimit dhe për të riskeduluar një takim për të kryer ekzaminimin. - Zgjidhni ditën dhe orarin e dëshiruar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Deri në datën dhe orën e përzgjedhur për takim

Kostot
Pa kosto

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin