Në bazë të vendimit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”, Departamenti i Administratës Publike është përgjegjës për publikimin e formularëve për nëpunës në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik, si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil.
Çdo i interesuar mund të shikojë formularët e kërkuar pasi të jetë regjistruar dhe identifikuar si qytetar/biznes, apo punonjës qeveritar në portalin e-Albania.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni në portal si qytetar, si biznes ose si punonjës qeveritar
- Zgjidhni shërbimin "Formulari i dekriminalizimit" dhe klikoni butonin "Përdor"
- Vendosni emrin, atësinë, mbiemrin e personit si dhe kodin "KAPTCHA", dhe shtypni butonin "Shkarko" për të afishuar formularin në format "pdf".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al