Shërbimi "Rinovim i licencës individuale në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme" u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për rinovimin e licencës për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Baza ligjore:
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, në bazë të Vendimit Nr. 712, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Licencat profesionale individuale të miratuara nga institucionet e autorizuara, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të konsiderohen të vlefshme pa patur detyrimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve paraprake të specifikuara në nenin 15 dhe 16 të rregullores. Individët për të cilët janë miratuar këto licenca, por që nuk figurojnë të regjistruar në regjistrin themeltar të individëve të licencuar të publikuar, duhet të aplikojnë për pajisjen me formularin aktual të licencës, në ekuivalencë me fushën dhe shkallën e licencës që kanë disponuar, sipas kërkesave të nenit 21 të rregullores (për rinovimin).
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
| Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
| 1. Vërtetim, nga organet tatimore, për shlyerjen nga individi të të gjitha detyrimeve tatimore, të lëshuar jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi (vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore dhe nga drejtoria e taksave dhe tarifave vendore pranë bashkisë respektive)
|
1. Kërkesa, në formë autobiografie profesionale, e cila të përmbajë dhe të dhëna për licencën e disponuar më parë (kopje të licencës që disponon dhe/ose numër të vendimit të Komisionit, me të cilin është miratuar licenca)
|
|
2. Diplomë universitare e skanuar, origjinale ose kopje e noterizuar
|
| |
3. Certifikatë për kryerjen e kursit pasuniversitar
|
| |
4. Listë të objekteve të vlerësuara
|
|
5. Vetëdeklarimi, ku individi të deklarojë se njeh dhe angazhohet të zbatojë kushtet, rregullat dhe standardet e vendosura nga dispozitat në fuqi për ushtrimin e profesionit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe, në mungesë të tyre, t'u referohet standardeve evropiane të vlerësimit. Gjithashtu, të deklarojë se nuk është i dënuar nga organet e gjyqësorit në lidhje me ushtrimin e profesionit të vlerësimit |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Rinovim i licencës individuale në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (online)”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Ndiqni hapat e aplikimit dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme
- Pas mbërritjes së aplikimit bëhet verifikimi i dokumentacionit nga sektori përkatës;
- Ju do të njoftoheni tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)
Periudha e vlefshmërisëPër licencimin e individëve, licencimi është pa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al