Shërbimi "Pajisja me dublikatë të licencës individuale në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme" u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për pajisjen me dublikatë të licencës individuale, për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Baza ligjore:
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, në bazë të Vendimit Nr. 712, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
| Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
| 1. Vërtetim, nga organet tatimore, për shlyerjen nga individi të të gjitha detyrimeve tatimore, të lëshuar jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi
|
1. Kërkesa për pajisjen me dublikatë, ku të shprehet edhe arsyeja pse kërkohet dublikatë
|
| 2. Vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore dhe nga drejtoria e taksave dhe tarifave vendore pranë bashkisë respektive)
|
2. Vetëdeklarimi i individit
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Pajisja me dublikatë të licencës individuale në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (online)”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Ndiqni hapat e aplikimit dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme
- Pas mbërritjes së aplikimit bëhet verifikimi i dokumentacionit nga sektori përkatës;
- Ju do të njoftoheni tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)
Periudha e vlefshmërisëPër licencimin e individëve, licencimi është pa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al