Shërbimi "Rinovim ose dublikatë të licencës së shoqërisë në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme" u mundëson bizneseve të aplikojnë online për t'u pajisur me dublikatë ose rinovim licence, për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Baza ligjore:
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, në bazë të Vendimit Nr.712, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Kriteret:
- Shoqëritë përfitojnë vetëm licencë të shkallës së parë.
- Shoqëria përfiton licencë kur ka, të paktën një vlerësues të licencuar të shkallës të parë ose që përfiton licencë të shkallës së parë njëkohësisht, gjithashtu dhe mbi bazën e kushteve dhe kritereve të përcaktuar në këtë rregullore.
- Shoqëria/përfaqësuesi ligjor dhe vlerësuesi i shoqërisë, që kërkon të licencohet, duhet të plotësojë kushtin, që të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore për çështje, që kanë lidhje me ushtrimin e aktivitetit profesional, si vlerësues dhe të mos jetë në periudhën e ekzekutimit të një mase administrative të mëparshme, kundrejt licencës profesionale për vlerësim.
- Individi / vlerësuesi i shoqërisë, që kërkon të licencohet, duhet të njohë dhe të angazhohet të zbatojë kushtet dhe rregullat e kodit të veprimit të standarteve europiane.
- Vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, i licencuar, nuk mund të regjistrohet si vlerësues në më shumë se një shoqëri të licencuar për vlerësim të pasurive të paluajtshme.
-Shoqëritë duhet të kenë statusin “aktiv” të ushtrimit të veprimtarisë në QKB dhe të mos jenë në proces falimentimi dhe /ose likuidimi.
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Ekstrakti i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi)
|
1. Kërkesë, ku të paraqitet aktiviteti i ushtruar gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës; - ekstrakti i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi)
|
2. Vërtetim nga organet tatimore, për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore vërtetim, të lëshuar jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi (vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore dhe nga drejtoria e taksave dhe tarifave vendore pranë bashkisë respektive)
|
2. Kontrata e rinovuar, e lidhur para noterit, me vlerësuesin/it e licencuar, për rastet kur kontratave ekzistuese të disponuara u ka përfunduar afati i vlefshmërisë (për rastet kur ka vlerësues të punësuar)
|
|
3. Vetëdeklarim të drejtuesit/ve ligjor/ë, ku ata të deklarojnë se njohin dhe angazhohen të zbatojnë kushtet, rregullat dhe standardet e vendosura nga dispozitat në fuqi për ushtrimin e profesionit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe, në mungesë të tyre, t'u referohet standardeve evropiane të vlerësimit. Gjithashtu, të deklarojnë se nuk janë të dënuar nga organet e gjyqësorit, në lidhje me ushtrimin e profesionit të vlerësimit
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Rinovim ose dublikatë të licencës së shoqërisë në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (online)”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Ndiqni hapat e aplikimit dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme
- Kryeni pagesën e tarifës për përfitimin e licencës, online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)
Periudha e vlefshmërisëPër licencimin e shoqërive, licenca jepet me afat sa është afati i kontratës më të shkurtër që ka shoqëria me vlerësuesit e kontraktuar, por jo më shumë se 5 vjet
Kostot150 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaRinovim ose dublikatë të licencës së shoqërisë në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (AL043060)