Shërbimi "Ndryshim apo shtesë të vlerësuesve të punësuar në shoqëri në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme " u mundëson bizneseve të aplikojnë online për t'u pajisur me licencë për ndryshimin apo shtimin e vlerësuesve të punësuar në shoqëri, për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Baza ligjore:
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, në bazë të Vendimit Nr.712, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Ekstrakti i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi)
|
1. Kërkesë e përfaqësuesit ligjor, ku të jepen, të paktën, të dhëna për emrin dhe rezidencën e shoqërisë dhe të vlerësuesit/eve të shoqërisë që largohen apo shtohen
|
2. Vërtetimi, nga organet tatimore, për shlyerjen, nga shoqëria, të të gjitha detyrimeve tatimore, të lëshuar jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi |
2. Kontrata e punës, e lidhur para noterit, ndërmjet përfaqësuesit ligjor të shoqërisë dhe vlerësuesit/ve të rinj që punësohen pranë saj
|
|
3. Vetëdeklarim i vlerësuesit/ve të rinj që punësohen, ku ata të deklarojnë se njohin dhe angazhohen të zbatojnë kushtet, rregullat dhe standardet e vendosura nga dispozitat në fuqi për ushtrimin e profesionit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe, në mungesë të tyre, t'u referohet standardeve evropiane të vlerësimit. Gjithashtu, të deklarojnë se nuk janë të dënuar nga organet e gjyqësorit, në lidhje me ushtrimin e profesionit të vlerësimit.
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Ndryshim apo shtesë të vlerësuesve të punësuar në shoqëri në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (online)”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Ndiqni hapat e aplikimit dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme
- Kryeni pagesën e tarifës për përfitimin e licencës, online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)
Periudha e vlefshmërisëPër licencimin e individëve licencimi është pa afat, ndërsa për shoqëritë, licenca jepet me afat sa është afati i kontratës më të shkurtër që ka shoqëria me vlerësuesit e kontraktuar, por jo më shumë se 5 vjet
Kostot150 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaNdryshim apo shtesë të vlerësuesve të punësuar në shoqëri në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (AL043057)