LinkButtonLinkButton

Licencimi i individëve për herë të parë (shkalla e dytë), për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (online)

Kontaktet
Tel:  042228177
Adresa:  Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", 1001 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Licencimi i individëve për herë të parë (shkalla e dytë), për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (online)
Shërbimi "Licencimi i individëve për herë të parë (shkalla e dytë), për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme" u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me licencë për herë të parë (shkalla e dytë), për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme. Baza ligjore: Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, në bazë të Vendimit Nr. 712, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme. Individi apo vlerësuesi i shoqërisë, që kërkon të pajiset me licencë, si vlerësues i ndërtesave dhe tokës truall, duhet : -të jetë diplomuar pas kryerjes së studimeve universitare, të ciklit të dytë “Master” (ose ekuivalent të këtij cikli), në degët e Inxhinierisë, Ekonomisë, ose Arkitekturës -të disponojë certifikatë për kryerjen e programeve të studimit të vazhduar pasuniversitar, për vlerësimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat dhe tokën truall të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licencuara sipas dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi për kryerjen e këtyre programeve, të konfirmuara nga ministria përgjegjëse për arsimin dhe shkencën, ose ka kryer njohjen zyrtare të certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Individi apo vlerësuesi i shoqërisë, që kërkon të pajiset me licencë si vlerësues i tokës bujqësore, i tokës pyjore, i tokës kullotë, i tokës livadh dhe i tokës së pafrytshme duhet : -të jetë diplomuar pas kryerjes së studimeve universitare, të ciklit të dytë “Master” (ose ekuivalent të këtij cikli) në Universitetin Bujqësor (degët “Agronomi/Ekonomi) apo Inxhinierisë Pyjore -të disponojë certifikatë për kryerjen e programeve të studimit të vazhduar, për vlerësimin e pasurive të paluajtshme për tokë bujqësore, tokë pyjore, tokë kullote, tokë livadh dhe tokë e pafrytshme, të lëshuar nga institucionet e licencuara, sipas dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, për kryerjen e këtyre programeve të konfirmuara nga ministria përgjegjëse për arsimin dhe shkencën, ose ka kryer njohjen zyrtare të certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, individi / vlerësuesi i shoqërisë, që kërkon të licencohet duhet: -të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore për çështje që kanë lidhje me ushtrimin e aktivitetit profesional si vlerësues dhe të mos jetë në periudhën e ekzekutimit të një mase administrative të mëparshme, kundrejt licencës profesionale për vlerësim. -të njohë dhe të angazhohet në zbatimin e kushteve dhe rregullave të kodit të veprimit të standarteve europiane. -të plotësojë kushtet dhe kriteret specifike të kësaj rrregulloreje. Individi, vlerësuesi i shoqërisë dhe shoqëria, në rastin e plotësimit të kritereve respektive, mund të përfitojnë licencë dhe të ushtrojnë veprimtari vlerësimi në të dy fushat.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Kërkesa në formë autobiografie profesionale; - Dy fotografi, 3x4 cm, të vlerësuesit (fotografi e 3 muajve të fundit të cilat dorëzohen fizikisht në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).; - Diplomë universitare, e skanuar, origjinale ose e noterizuar; - Certifikatë për kryerjen e programeve të studimit të vazhduar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, për fushën ku kërkon të licencohet, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë; - Vetëdeklarim, ku individi të deklarojë se njeh dhe angazhohet të zbatojë kushtet, rregullat dhe standardet e vendosura nga dispozitat në fuqi për ushtrimin e profesionit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe, në mungesë të tyre, t'u referohet standardeve evropiane të vlerësimit. Gjithashtu, të deklarojë se nuk është i dënuar nga organet e gjyqësorit, në lidhje me ushtrimin e profesionit të vlerësimit.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si individ në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Licencimi i individëve për herë të parë (shkalla e dytë), për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (online)” - Klikoni butonin" Përdor" - Ndiqni hapat e aplikimit dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme - Kryeni pagesën e tarifës për përfitimin e licencës, online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. - Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Jo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)

Periudha e vlefshmërisë
Për licencimin e individëve, licencimi është pa afat

Kostot
150 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Licencimi i individëve për herë të parë (shkalla e dytë), për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (AL043054)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin