Shërbimi "Licencimi i individëve që kërkojnë shkallën e parë (rritje shkalle nga e II në të I) në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme" u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me licencë të shkallës së parë, për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Baza ligjore:
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, në bazë të Vendimit Nr.712, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme".
Kriteret:
-Licenca e shkallës së parë fitohet, kur individi ka një eksperiencë profesionale, jo më pak se dy vjet, nga pajisja me licencë të shkallës së dytë, mbështetur në veprimtarinë e kryer në këtë fushë, të dokumentuar me referenca të vlerësuesit të shkallës së parë, nën mbikëqyrjen e të cilit ka hartuar raporte dhe kopje të tre raporteve për çdo vit (në formën e kërkuar në rregullore).
-Individi/shoqëria/vlerësuesi i shoqërisë, që kërkon të licencohet, duhet të plotësojë kushtin, që të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore për çështje, që kanë lidhje me ushtrimin e aktivitetit profesional, si vlerësues, dhe të mos jetë në periudhën e ekzekutimit të një mase administrative të mëparshme, kundrejt licencës profesionale për vlerësim.
-Individi / vlerësuesi i shoqërisë, që kërkon të licencohet, duhet të njohë dhe të angazhohet të zbatojë kushtet dhe rregullat e kodit të veprimit të standarteve europiane.
-Të plotësohen dhe zbatohen kushtet dhe kriteret e tjera të përcaktuara në Rregullore.
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim, nga organet tatimore, për shlyerjen nga individi të të gjitha detyrimeve tatimore, të lëshuar jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi (vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore dhe nga drejtoria e taksave dhe tarifave vendore pranë bashkisë respektive)
|
1. Kërkesë, ku të paraqitet aktiviteti i ushtruar gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës
|
|
2. Listë të objekteve të vlerësuara
|
|
3. Referenca të vlerësuesve (mbikëqyrës) të shkallës së parë, të cilët kanë mbikëqyrur aktivitetin e aplikuesit
|
|
4. Kopje të raporteve, për të cilët ka paraqitur referenca, nga të cilat të jenë hequr të gjitha elementet që përfshijnë të dhëna konfidenciale apo të dhëna të tjera, që përbëjnë shkelje të kontratave apo kodeve të etikës (jo më pak se tri raporte për çdo vit eksperience). Çdo raport vlerësimi duhet të shoqërohet me vërtetimin e pagesës së detyrimit tatimor, që ka lindur nga hartimi i këtij raporti (fatura tatimore, e lëshuar nga vetë vlerësuesi i shkallës së dytë, ose listëpagesa, ku vlerësuesi figuron i punësuar pranë punëdhënësit, ose fatura tatimore, e lëshuar nga mbikëqyrësi për këtë raport)
|
|
5. Vetëdeklarimi, ku individi të deklarojë se njeh dhe angazhohet të zbatojë kushtet, rregullat dhe standardet e vendosura nga dispozitat në fuqi për ushtrimin e profesionit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe, në mungesë të tyre, t'u referohet standardeve evropiane të vlerësimit. Gjithashtu, të deklarojë se nuk është i dënuar nga organet e gjyqësorit, në lidhje me ushtrimin e profesionit të vlerësimit
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Licencimi i individëve që kërkojnë shkallën e parë (rritje shkalle) në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (online)”
- Klikoni butonin" Përdor"
- Ndiqni hapat e aplikimit dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme
- Kryeni pagesën e tarifës për përfitimin e licencës, online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)
Periudha e vlefshmërisëPër licencimin e individëve, licencimi është pa afat
Kostot150 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaLicencimi i individëve që kërkojnë shkallën e parë (rritje shkalle nga II në të I) në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (AL043055)