LinkButtonLinkButton

Gjenerimi i Kartës së Shëndetit për fëmijët nga kryefamiljari

Kontaktet
Tel:  Tel: +35542247940
E-mail:  info@fsdksh.gov.al
Adresa:  Rruga "Sami Frashëri" , nr.8, Tiranë Tiranë

Video udhëzuese
Gjenerimi i Kartës së Shëndetit për fëmijët nga kryefamiljari
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Gjenerimi i Kartës së Shëndetit për fëmijët nga kryefamiljari
Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik shtetasit shqiptarë që janë kryefamiljarë mund të informohen dhe të konsultojnë online të dhënat e Kartës së Shëndetit të femijëve të tyre, pasi ata kanë aplikuar më parë për Kartë Shëndeti në portalin e-albania për femijët e tyre Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe identifikimin e personave të siguruar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, identifikimi i personave të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, bëhet me anë të Kartës së Shëndetit. Karta e Shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale dhe e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Gjenerimi i Kartës së Shëndetit për fëmijët nga kryefamiljari" - Vendosni numrin NID të fëmijës dhe kliko " Vazhdo aplikimin" - Shkarko dokumentin e vulosur

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Karta e Shëndetit (AL083019)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin