Nëpërmjet këtij shërbimi, kryefamiljarët mund të aplikojnë online për fëmijët nga 0-18 vjeç për t'i pajisur me kartë shëndeti.
Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor", identifikimi i personave të siguruar në skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të kartës së shëndetit. Karta e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi.
Ky shërbim ofrohet menjëherë online për kategoritë e mëposhtme:
1. fëmijë 0-1 vjeç
2. fëmijë 1-18 vjeç
Dokumentacioni i nevojshëmKujdes: Përpara se të aplikoni, ju lutemi duhet të keni regjistruar fëmijën tuaj pranë mjekut të familjes.
-Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).
Dokumentet që duhet të paraqiten pranë qendrës shëndetësore, pasi është kryer aplikimi online për kartë shëndeti:
-Dokumentacion identifikues:
a. Për shtetasit shqiptarë: Kartën e Identitetit; për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, në mungesë të Kartës së Identitetit,
paraqitet certifikata e gjendjes civile ose pasaporta, te cilat janë dokumente që përmbajnë numrin personal të identitetit.
b. Për shtetasit e huaj: leja e qëndrimit ose leja provizore e qëndrimit e lëshuar nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin.
-
Dokumentacionin që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit.Hapat e procedurësKujdes: Përpara se të aplikoni, ju duhet të keni regjistruar fëmijën tuaj pranë mjekut të familjes.
- Identifikohuni si qytetar në portal
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për kartë shëndeti për fëmijën nga kryefamiljari"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formën përkatëse që ju shfaqet menjëherë për këtë shërbim.
- Klikoni butonin "Dërgo"
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaKarta e Shëndetit (AL083019)