Shërbimi elektronik "Certifikatë familjare" mundëson marrjen e certifikatës familjare me vulë elektronike, e cila ka vlerë ligjore bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” dhe Vendimin Nr. 332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, të cilët hapën rrugën e legjitimimit të vulës elektronike, duke i dhënë vlefshmëri ligjore dokumenteve administrative të gjeneruara përmes portalit e-Albania.
Dokumentacioni i nevojshëm- Dokument identifikimi: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portal)
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë familjare"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Klikoni butonin "Shkarko me vulë elektronike"
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Shkarko Kartelën Adisa