LinkButtonLinkButton

Kalimi i shkallës së vlerësimit të licencës së shoqërisë, nga e dytë në të parë (ndryshim shkalle vlerësimi për licencat e shoqërive) në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme(online)

Kontaktet
Tel:  042228177
Adresa:  Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", 1001 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Kalimi i shkallës së vlerësimit të licencës së shoqërisë, nga e dytë në të parë (ndryshim shkalle vlerësimi për licencat e shoqërive) në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme(online)
Shërbimi "Kalimi i shkallës së vlerësimit të licencës së shoqërisë, nga e dytë në të parë (ndryshim shkalle vlerësimi për licencat e shoqërive) në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme" u mundëson bizneseve të aplikojnë online për t'u pajisur me licencë për kalimin e shkallës nga e dyta në të parë, për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme. Baza ligjore: Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, në bazë të Vendimit Nr. 712, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme".

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Ekstrakti i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi) 1. Kërkesë e përfaqësuesit ligjor, ku të jepen, të paktën, të dhëna në lidhje me emrin dhe rezidencën e shoqërisë; adresën e plotë dhe pikat e kontaktit të shoqërisë; përfaqësuesit ligjor dhe vlerësuesit e shoqërisë
2. Vërtetimin, nga organet tatimore, për shlyerjen, nga shoqëria, të të gjitha detyrimeve tatimore vërtetim, të lëshuar jo më vonë se 1 muaj nga aplikimi (vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore dhe nga drejtoria e taksave dhe tarifave vendore pranë bashkisë respektive) 2.Kontrata e punës, e lidhur para noterit, ndërmjet përfaqësuesit ligjor të shoqërisë dhe vlerësuesve, që punësohen pranë saj, për rastet kur ka të tillë
3. Vetëdeklarimi i drejtuesit/ve ligjor/ë dhe i vlerësuesit/ve të shoqërisë, ku ata të deklarojnë se njohin dhe angazhohen të zbatojnë kushtet, rregullat dhe standardet e vendosura nga dispozitat në fuqi për ushtrimin e profesionit në fushën e vlerësimit të pasur ive të paluajtshme dhe, në mungesë të tyre, t'u referohet standardeve evropiane të vlerësimit. Gjithashtu, të deklarojnë se nuk janë të dënuar nga organet e gjyqësorit, në lidhje me ushtrimin e profesionit të vlerësimit
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Kalimi i shkallës së vlerësimit të licencës së shoqërisë, nga e dytë në të parë (ndryshim shkalle vlerësimi për licencat e shoqërive) në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme(online)” - Klikoni butonin" Përdor" - Ndiqni hapat e aplikimit dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme - Kryeni pagesën e tarifës për përfitimin e licencës, online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. - Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Jo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)

Periudha e vlefshmërisë
Për licencimin e shoqërive, licenca jepet me afat sa është afati i kontratës më të shkurtër që ka shoqëria me vlerësuesit e kontraktuar, por jo më shumë se 5 vjet

Kostot
150 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Kalimi i shkallës së vlerësimit të licencës së shoqërisë, nga e dytë në të parë (ndryshim shkalle vlerësimi për licencat e shoqërive) në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme (AL043053)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin