Shërbimi elektronik “Kundërvajtjet rrugore” ju mundëson qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë online kundërvajtjet rrugore, dhe t'i paguajnë ato online.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kundërvajtjet rrugore";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni online gjobat e kundërvajtjeve rrugore dhe klikoni butonin "Zgjidh" përkrah tij;
- Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën;
- Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotNë varësi të kundërvajtjes se kryer
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al