Click here to read the description of this e-service in English.
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njohjen dhe njësimin e diplomave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë, të cilat i përkasin niveleve 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.
Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës së Shqiptare të Kualifikimeve përfshihen Diplomat Profesionale, Bachelor, Master, Specializime Afatgjata, si dhe Doktoratë. Pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), kryhen njohjet dhe njësimet për: Diploma Profesionale, Bachelor, Master dhe Specializime Afatgjata. Ndërsa njësimi i diplomave të nivelit 8 - Doktoratë si dhe Njësimi i titujve akademikë kryhet pranë MAS.
Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve që i përkasin nivelit 5 deri në 8, të Kornizës Shqiptare, Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, si dhe titujve akademikë kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania.
Përmes këtij shërbimi mund të aplikohet dhe për njohjen dhe njësimin e diplomave me karakter ushtarak, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Institucioni përgjegjës për njohjen dhe njësimin në Republikën e Shqipërisë të “Diplomaveprofesionale/certifikatave profesionale”, diplomave “Bachelor”, diplomave “Master i shkencave”, “Master i arteve” dhe “Master profesional”, “Master ekzekutiv”, “Diploma të specializimit afatgjatë”, të fituara jashtë vendit, si dhe diplomave me karakter ushtarak, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, sipas përcaktimeve të ligjit për arsimin e lartë, si dhe legjislacionit specifik në këtë fushë, Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, të Kornizës së Kualifikimeve të vendit të origjinës dhe sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të njohjes së kualifikimeve, përcaktuar në dokumentet, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, është Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe ministria përgjegjëse për mbrojtjen/Akademia e Forcave të Armatosura.
Dokumentacioni shoqërues i kërkuar duhet të depozitohet detyrimisht në formatin elektronik (PDF me ngjyra) gjatë aplikimit online.
Dokumentacioni i nevojshëmPër njohjen e diplomave të huaja për ciklin e parë dhe të dytë, si dhe diplomat e specializimeve afatgjata, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Diploma/certifikata, ose dokumenti zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të pajisur me vulë apostile dhe të noterizuar, si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Lista e notave dhe/ose suplementi i diplomës, të noterizuar, si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);
- Mandat-pagesa (për rastet kur aplikanti kryen pagesën nëpërmjet bankës ose zyrave të postës shqiptare. http://qsha.gov.al/);
Pas njohjes dhe njësimit të diplomës, QSHA bën llogaritjen e mesatares së vlerësimeve të arritura brenda 5 ditëve pune. Njëvlershmëria e mesatares së vlerësimeve të arritura në shtetin përkatës kryhet për çdo vlerësim/notë që aplikuesi ka fituar sipas shtojcës së përcaktuar në udhëzim. Për shtete të tjera që nuk pasqyrohen në tabelë, të këtij udhëzimi, njëvlershmëria bëhet në bazë të informacioneve të marra në faqen e rrjetit ENIC-NARIC, ose agjenci dhe ente akredituese te IAL-ve te huaja.
Për njohjen e diplomave të huaja për doktoraturë, do të aplikohet ndarja si mëposhtë:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetimin e lëshuar nga Biblioteka Kombëtare në Tiranë, të depozitimit të kopjes së disertacionit |
1. Diploma dhe suplementi i saj (nëse ka të tillë), lëshuar nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që dëshmon fitimin e gradës shkencore "Doktor”, kopje e njësuar me origjinalin, si dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë”, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës |
|
2. Disertacioni i doktoratës |
|
3. Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (për shtetasit e huaj) |
|
4. Mandatpagesa |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Për njohjen dhe njësimin e gradës shkencore “Doktor”, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti janë:
- Diploma dhe suplementi i saj (nëse ka të tillë), lëshuar nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që dëshmon fitimin e gradës shkencore “Doktor” ose dokumentin origjinal te barasvlershëm me diplomën në rastet kur ky përbën dokumentin zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Disertacioni i doktoratës. Në rast se disertacioni është në gjuhë të huaj, aplikanti paraqet një përmbledhje (reth 10-15 faqe) në gjuhën shqipe;
- Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);
- Mandat-pagesa ose konfirmimi i pagesës online;
Aplikanti duhet të depozitojë një kopje të disertacionit përkatës në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë (BKSH) dhe të paraqesë vërtetimin përkatës.
Për njohjen e titujve akademikë, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti i fitimit të titullit akademik, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Vërtetimi i regjistrimit të titullit akademik në bazën e të dhënave përkatëse në zbatim të kuadrit ligjor të vendit ku është fituar titulli akademik (nëse ky regjistrim është parashikuar nga legjislacioni përkatës i huaj);
- Fotokopja e kartës së identitetit apo pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);
- Mandat-pagesa ose konfirmimi i pagesës online;
- Deklarata/skeda e nënshkruar në të cilin të jepet informacion për eksperiencën akademike në mësimdhënie; aktivitetin shkencor – lista e artikujve/botimeve shkencore, pjesëmarrje në simpoziume, konferenca, kongrese shkencore të shoqëruar me titujt e materialeve të paraqitura; si dhe botime të punimeve shkencore në organe shkencore ndërkombëtare. Informacioni i parashikuar në këtë skedë duhet të shoqërohet me dokumentacionin provues përkatës.
NJOHJA E DIPLOMAVE TË PERSONAVE QË KANË STATUSIN E REFUGJATIT, PERSONAVE TË ZHVENDOSUR DHE PERSONAVE TË NGJASHËM ME REFUGJATËT
Për personat që kanë statusin e refugjatit, personit të zhvendosur dhe/ose personit të ngjashëm me refugjatin zbatohen procedurat të lehtësuara të parashikuara në Kreun IV të udhëzimit nr. 21, datë 15.10.2021, “Për kriteret dhe procedurat për njohjen dhe njesimin në Republikën e Shqipërisë, të diplomave, certifikatave, gradave shkencore dhe titujve akademike, të lëshuara nga institucione të huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara”, i ndryshuar.
Për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “Doktor”, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Diploma/certifikata profesionale, diplomën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.
- Suplementi i diplomës dhe/ose listën e notave, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.
- Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës, ose dokumentin e lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet identiteti i tij;
- Dokumenti i lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet qe personi ka fituar statusin e refugjatit, person i zhvendosur dhe person i ngjashëm me refugjatët;
Aplikanti dorëzon në QSHA dokumentacionin e mësipërm.
Për njohjen dhe njësimin e gradës shkencore “Doktor”, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Diploma/certifikata profesionale, diplomën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Suplementi i diplomës dhe/ose lista e notave, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës, ose dokumenti i lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet identiteti i tij;
- Dokumenti i lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet qe personi ka fituar statusin e refugjatit, person i zhvendosur dhe person i ngjashëm me refugjatët;
Aplikanti dorëzon në QSHA dokumentacionin e mësipërm.
Për njohjen dhe njësimin e titujve akademik, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Diploma/certifikata profesionale, diploma ose dokumenti zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Suplementi i diplomës dhe/ose lista e notave, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës, ose dokumentin e lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet identiteti i tij;
- Dokumenti i lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet qe personi ka fituar statusin e refugjatit, person i zhvendosur dhe person i ngjashëm me refugjatët;
Aplikanti dorëzon në QSHA dokumentacionin e mësipërm.
Refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat e ngjashëm me refugjatët, të cilët paraqesin dokumentacion të pjesshëm, ose nuk mund të paraqesin dokumente për të vërtetuar kualifikimet e tyre dhe/ose periudhat e studimit, kanë të drejtën e njohjes dhe njësimit pa pagesë dhe brenda një afati të arsyeshëm të kualifikimit të tyre dhe/ose periudhave të studimit me qëllim për të vazhduar studimet e mëtejshme, ose për tu punësuar.
NJOHJA DHE NJËSIMI I DIPLOMAVE ME KARAKTER USHTARAK, NË FUSHËN E MBROJTJES DHE SIGURISË KOMBËTARE
Për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “Doktor”, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Diploma/certifikata profesionale, diploma ose dokumenti zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Suplementi i diplomës dhe/ose lista e notave, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);
- Mandatpagesa ose konfirmimi i pagesës online, sipas shtojcës nr. 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi dhe pjesë përbërëse e tij.
Dokumentacioni i sipërcituar dërgohet edhe në rrugë postare në adresë të QSHA-së.
Për njohjen dhe njësimin e gradës shkencore “Doktor”, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Diploma dhe suplementi i saj (nëse ka të tillë), lëshuar nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që dëshmon fitimin e gradës shkencore “Doktor” ose dokumentin origjinal të barasvlershëm me diplomën, në rastet kur ky përbën dokumentin zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Disertacioni i doktoratës. Në rast se disertacioni është në gjuhë të huaj, aplikanti paraqet një përmbledhje në gjuhën shqipe;
- Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);
- Mandatpagesa ose konfirmimi i pagesës online.
- Aplikanti duhet të depozitojë një kopje të disertacionit përkatës në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë (BKSH) dhe të paraqesë vërtetimin përkatës.
Dokumentacioni i sipërcituar dërgohet edhe në rrugë postare në adresë të QSHA-së.
Për njohjen e titujve akademikë, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti i fitimit të titullit akademik, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;
- Diploma e studimeve pararendëse universitare, nëse kjo diplomë është fituar në Republikën e Shqipërisë ose kopje e doktoratës, e noterizuar, shoqëruar me vërtetimin e njohjes së gradës shkencore “Doktor” në Republikën e Shqipërisë, nëse studimet pararendëse janë ndjekur jashtë vendit;
- Vërtetimi i regjistrimit të titullit akademik në bazën e të dhënave përkatëse në zbatim të kuadrit ligjor të vendit ku është fituar titulli akademik (nëse ky regjistrim është parashikuar nga legjislacioni përkatës i huaj);
- Fotokopja e kartës së identitetit apo pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);
- Mandatpagesa ose konfirmimi i pagesës online.
- Deklarata/skeda e nënshkruar në të cilin të jepet informacion për eksperiencën akademike në mësimdhënie; aktivitetin shkencor – lista e artikujve /botimeve shkencore, pjesëmarrje në simpoziume, konferenca, kongrese shkencore të shoqëruar me titujt e materialeve të paraqitura; si dhe botime të punimeve shkencore në organe shkencore ndërkombëtare. Informacioni i parashikuar në këtë skedë duhet të shoqërohet me dokumentacionin provues përkatës.
Dokumentacioni i sipërcituar dërgohet edhe në rrugë postare në adresë të QSHA-së.
Hapat e procedurës- Zgjidhni shërbimin " Njësimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin;
Procedurat e njohjes dhe njësimit pas dërgimit të kërkesës:
Procedura e njohjes dhe njësimit, pas aplikimit online, e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, përveç gradave shkencore “Doktor”, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve vijon me shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit nga e strukturës përkatëse të QSHA. Kjo procedurë, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas këtij udhëzimi, përfundon brenda 30 ditëve kalendarike.
Përjashtimisht, procedura përfundon brenda 5 ditëve pune nga data e aplikimit, për diploma të fituara në vendet e BE dhe SHBA, Britani e Madhe, Kanada, Japoni, Norvegji, Izrael, Zvicër, Islandë, Australi, si dhe Turqi në rast se diploma dhe suplementi i saj janë të pajisura me vulë apostile. Në rastet kur QSHA evidenton parregullsi në aplikim lidhur për dokumentacionin e paraqitur, mund të nisë procesin e verifikimit të dokumentacionit sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.
Në rast të konstatimit të mangësive në dokumentacionin e depozituar, QSHA-ja me anë të postës elektronike, ose sistemit i kërkon aplikantit plotësimin e dokumentacionit brenda 5 ditëve nga dita që është bërë aplikimi. Në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit, brenda 30 ditëve, QSHA-ja ndërpret shqyrtimin e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës arkivohet. Akti administrativ i arkivimit i njoftohet aplikuesit nëpërmjet portalit e-albania. Në rastet kur dosja është arkivuar për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit, aplikuesi bën aplikim të ri sipas kritereve të cituara në këtë udhëzim duke bërë një pagesë të re në favor të QSHA.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitProcedura e njohjes dhe njësimit, pas aplikimit online, e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, përveç gradave shkencore “Doktor”, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve vijon me shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit nga e strukturës përkatëse të QSHA. Kjo procedurë, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas këtij udhëzimi, përfundon brenda 30 ditëve kalendarike.
Përjashtimisht, procedura përfundon brenda 5 ditëve pune nga data e aplikimit, për diploma të fituara në vendet e BE dhe SHBA, Britani e Madhe, Kanada, Japoni, Norvegji, Izrael, Zvicër, Islandë, Australi, si dhe Turqi në rast se diploma dhe suplementi i saj janë të pajisura me vulë apostile. Në rastet kur QSHA evidenton parregullsi në aplikim lidhur për dokumentacionin e paraqitur, mund të nisë procesin e verifikimit të dokumentacionit sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.
Periudha e vlefshmërisëVërtetimi është gjithmonë i vlefshëm në Republikën e Shqipërisë, përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Komisioni i Njohjes së diplomave.
KostotPagesa për njohjen dhe njësimin e certifikatave/diplomave dhe gradave shkencore, që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, si dhe titujve akademikë përveç aplikimeve të paraqitura nga refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat e ngjashëm me refugjatët, është 2000 (dy mijë) lekë dhe kryhet në llogarinë bankare të QSHA, të përcaktuar në faqen zyrtare të QSHA dhe e-Albania, në seksionin përkatës të njohjes së diplomave. Pagesa mund të bëhet on line gjatë kryerjes së aplikimit nëpërmjet kartës së kreditit/debitit. Për refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat e ngjashëm me refugjatët, shërbimi ofrohet pa pagesë.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaNjohja e diplomave të huaja për ciklin e parë dhe të dytë (AL114012)Njohja e diplomave të huaja për doktoraturë (AL114013)