Nëpërmjet këtij shërbimi, qytetarët mund të aplikojnë online për t'u pajisur me Kartë Shëndeti.
Bazuar në Vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor", identifikimi i personave të siguruar në Skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të Kartës së Shëndetit. Karta e Shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi.
Ky shërbim ofrohet menjëherë online për kategoritë e mëposhtme:
- I punësuar
- I vetëpunësuar
- Invalid i plotë
- Invalid lufte
- Invalid i pjesshëm
- Veteran
- Pensionist
- Pensionist i pjesshëm
- I papunë/punëkërkues
- Leje lindje
- Ndihmë ekonomike
Të gjitha kategoritë e tjera mund të bëjnë rezervim online dhe duhet të paraqiten fizikisht pranë sporteleve të FSDKSH.
Dokumentacioni i nevojshëmKujdes: Përpara se të aplikoni, ju lutemi duhet të jeni të regjistruar pranë mjekut të familjes.
Për të kryer aplikimin online për kartën e shëndetit nevojitet:
-Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).
Dokumentet që duhet të paraqiten pranë qendrës shëndetësore, pasi është kryer aplikimi online për Kartë Shëndeti:
-Dokumentacion identifikues:
a. Për shtetasit shqiptarë: Kartën e Identitetit; për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, në mungesë të Kartës së Identitetit, paraqitet certifikata e gjendjes civile ose pasaporta, te cilat janë dokumente që përmbajnë numrin personal të identitetit.
b. Për shtetasit e huaj: Leja e qëndrimit ose leja provizore e qëndrimit e lëshuar nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin.
-
Dokumentacionin që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit.Hapat e procedurësPër të përdorur shërbimin regjistrohuni si qytetar në portal dhe plotësoni formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila hapet menjëherë kur klikoni butonin "Përdor" në krah të këtij shërbimi.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitPër kategoritë e mëposhtme shërbimi merret menjëherë online:
- I punësuar
- I vetëpunësuar
- Invalid i plotë
- Invalid lufte
- Invalid i pjesshëm
- Veteran
- Pensionist
- Pensionist i pjesshëm
- I papunë/punëkërkues
- Leje lindje
- Ndihmë ekonomike
Periudha e vlefshmërisë1 vit
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaKarta e Shëndetit (AL083019)