Ky shërbim elektronik mundëson rikomisionimin në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMACP).
Baza ligjore:
- Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 2, i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni“;
- Rregullore nr. 1 e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”;
- Rregullore e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e KMACP-së së invalidëve“.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Rikomisionim në KMCAP";
- Klikoni butonin "Përdor";
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaRikomisionimi në KMCAP-in Rajonal (AL084066)