Ky shërbim elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të taksave të automjeteve në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve bazuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, "Për taksat kombëtare", i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit";
- Klikoni butonin "Përdor" për të parë automjetet që dispononi;
- Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse dhe klikoni butonin "Zgjidh";
- Klikoni butonin "Llogarit" në rast se keni taksa të papaguara për të parë vlerën e tyre;
- Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën;
- Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë;
- Kliko butonin “Shkarko Pullën e Taksës” .
Kujdes: Vetëm në rastin e pagesës së taksës për vitin aktual do të shkarkohet “Pulla e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”.
Shënim:
Në rastin kur shërbimi shfaq: "Nuk ka të dhëna!", arsyet e mos shfaqjes së të dhënave janë:
- Nuk ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit ose biznesit;
- Ekzistojnë raste kur ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit ose biznesit, por në të dhënat e pronarit nuk është i regjistruar Numri i Identifikimit të tij (NID);
- Nuk keni kryer proçedurën e ndërrimit të pronësisë referuar një dokumenti të fitimit të pronësisë.
Në këto raste, lutemi që të drejtoheni pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për plotësimin e të dhënave tuaja në regjistrin elektronik të DPSHTRR-së.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisë1 vjeçare
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaPagesa e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdoruara/ Mjeteve të Luksit (AL091035)